Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli u dëgjuan në cilësinë e dëshmitarëve/të dëmtuarve, të mërkurën në gjykimin për krime lufte ndaj Gavrilo Milosavleviq. Ata treguan për përjetimet në burgun e Dubravës.
Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.
Xhemajli, i cili është njëherësh ish-kryetar i Ferizajt dhe ish-deputet, rrëfeu për ngjarjen e ndodhur në prill të vitit 1999 në burgun e Dubravës, ku si i burgosur tha se ishte dëshmitar i maltretimeve që u ishin bërë të burgosurve nga, siç tha ai, gardianë e policë me uniforma të ndryshme.
Dëshmitari tregoi edhe se ishin nxjerrë nga pavijonet e burgut dhe ishin renditur në rreshta, kinse për t’i dërguar në burgun e Nishit, mirëpo aty sipas tij ishin qëlluar nga një breshëri armësh të ndryshme.
“Janë dëgju breshëri të të shtënave prej armëve të ndryshme që më vonë menja ma ka marrë që ka pas snajper, minahedhës, ndoshta mitraloz, por ka qenë breshëri e tërë”, shtoi ndër të tjera Xhemajli.
Ai tha se e kishte parë tani të akuzuarit Milosavleviq meqenëse në burg kishte qëndruar katër vite dhe se ai njihej me psudonimin “Gagi”.
Xhemajli tregoi për rastin kur pas bombardimeve ishin dërguar në sallën e sportit në burgun e Dubravës. Aty tha se e kishte parë tani të akuzuarin, i cili ishte i armatosur si gjithë të tjerët.
“Ne ishim të fundit që erdhëm dhe u ulëm dhe na thanë me u ulë ashtu në gjunj, na thanë gardianët e policët të uniformuar të ndryshëm jo uniforma të njëjta, disa me maska, disa pa maska…pritshim çka po na gjen… diku te dera e kam pa edhe Gagin”, thotë Xhemajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, në sesionin e pasdites u dëgjua dëshmitari Kamber Buqolli, i cili po ashtu ka qenë i burgosur në Dubravë.
Edhe Buqolli rrëfeu se si ishin maltretuar përgjatë periudhës se bombardimeve, e po ashtu ngjarjen në sallën e sportit, ku ishin grumbulluar me të plagosurit.
Edhe ky dëshmitar theksoi se në atë ngjarje të prillit ’99, kishte të uniformuar dhe të armatosur.
Buqolli, tregoi se si një gardian iu kishte dhënë urdhër që të rreshtoheshin kinse për t’i numëruar, por që ishin qëlluar, sipas tij, me të gjitha llojet e armëve, ku edhe kishin mbetur shumë të vrarë.
“Aty kanë mbetur dikun 200 e diçka të vdekur, unë jam rrëzu, nuk e di as vetë, dy i kam pas të vdekur përmbi, trutë e njërit i kam pas në qafë timen”, tha Buqolli.
Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civil shqiptarë.
Gjithnjë sipas aktakuzës në bashkëkryerje me njësit policore serbe Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.
Tutje në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizorë dhe çnjerëzorë të burgosurit civil shqiptare.
Në aktakuzë përmend se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se roje kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ja kishin ndalur frymëmarrje.
Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsi civile”. e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ” LP i RSFJ-së “) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi