Durmishi: LSDM po përdor gënjeshtra dhe të pavërteta, inspektorët e ISHP janë transferuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

“LSDM përsëri po manipulon me gënjeshtra dhe të pavërteta. Punonjësit e Inspektoratit
Shtetëror të Punës nuk kanë arsye për shqetësim!”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë
dhe Punës, Besar Durmishi, në një postim në Facebook, duke reaguar ndaj akuzave të
LSDM-së se punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Punës po punojnë në të zezë.
Ai thotë se në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbikëqyrjen Inspektuese, ministritë ja të të detyruara që brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të marrin përsipër të drejtat dhe detyrimet e inspektorateve.
“Gjithashtu, sipas nenit 8 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbikëqyrjen Inspektuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 22/25), të gjithë punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Punës transferohen në ministritë përkatëse ku do të vazhdojnë punën e tyre”.
“Në këtë rast, në bazë të Vendimit për transferimin e punonjësve sipas ligjit, ata janë çregjistruar më 28 shkurt 2025 dhe janë regjistruar si punonjës të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës nga 1 marsi 2025, pra nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë ndërprerje të marrëdhënies së punës”.
“Duke pasur parasysh numrin e madh të punonjësve dhe procesin e çregjistrimit dhe regjistrimit sipas qyteteve, kërkohet kohë për përpunimin e të dhënave. Të gjitha dokumentet përkatëse janë dorëzuar në Agjencinë për Punësim dhe procesi ka filluar me çregjistrimin dhe më pas regjistrimin individual të secilit punonjës. Sot, punonjësve të Inspektoratit Shtetëror të Punës iu janë paguar pagat për muajin janar 2025, ndërsa paga për muajin shkurt do të paguhet brenda afatit ligjor, deri më 15 mars”, thotë Durmishi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

DPHM: Edhe gjatë javës së ardhshme do të kemi mot të ngrohtë, reshje shiu priten vetëm të enjten

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja