LAJMI I FUNDIT:

AUV Maqedoni gjen baktere tek uji mineral

AUV Maqedoni gjen baktere tek uji mineral

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se kanë gjetur baktere në një lloj uji mineral dhe tek pijet joalkoolike të eksportuara nga Republika e Kosovës. Prandaj paralajmërojnë kontrolle të përforcuara. Ata shtojnë se do shtohen dhe intensifikohen edhe kontrollet e dërgesave me pemë dhe perime, të cilat importohen në vendin tonë nga të gjitha shtetet. Tek uji mineral është gjetur baktera koliforme.

“Për shkak të gjetjes së baktereve koliforme në ujin mineral me origjinë nga Republika e Kosovës, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për kërkesat e veçanta të sigurisë për ujin mineral natyral, ujin nga burime dhe ujë tjetër të ambalazhuar. Nën mbikëqyrje të zgjeruar inspektuese është vendosur edhe importi i të gjitha dërgesave të ujit mineral burimor nga ky vend”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Poashtu edhe tek njëra nga dërgesat e pijeve joalkoolike analiza laboratorike kanë përcaktuar praninë e baktereve aerobe.


“Për secilën nga dërgesat e ardhshme me ujë burimor dhe pijeve joalkoolike me origjinë nga Kosova, do të merren mostra laboratorike për testimin e mikroorganizmave në përputhje me Rregulloren për kërkesat specifike në lidhje me kriteret mikrobiologjike për ushqimin”, thonë nga AUV.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se kontrollet e zgjeruara do të zbatohen duke marrë mostra laboratorike për testimin e mbetjeve të pesticideve, duke përdorur metoda të akredituara, nga çdo dërgesë. Mostrat do të merren në pikat e inspektimit të importit dhe dërgesat nuk do të lëshohen në qarkullim derisa të merret një rezultat që konfirmon sigurinë e produkteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori