LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -0° clearsky_night

Policia në regjionin e Ferizaj për një muaj shqipton 4 mijë e 426 gjoba në komunikacion

Policia në regjionin e Ferizaj për një muaj shqipton 4 mijë e 426 gjoba në komunikacion
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka vazhduar angazhimin me plane operative me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Vetëm gjatë muajit shkurt zyrtarët policor në terren kanë shqiptuar gjithsejtë 4 mijë e 426 gjoba dhe ka konfiskuar përkohësisht 50 patentë shofer.

Në një komunikatë të Policisë thuhet se në rajonin e Ferizajt do të vazhdojnë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

“Gjatë muajit shkurt 2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4.426 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 50 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit. Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë”, thuhet midis të tjerash në raport./Telegrafi/


Në trend

Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Kalo në kategori