LAJMI I FUNDIT:

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë – grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë – grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Parlamenti serb është tronditur nga tensione dhe dhunë, pasi deputetët e opozitës hodhën granata tymuese dhe gaz lotsjellës brenda sallës parlamentare. Këto veprime erdhën si shenjë proteste kundër politikave të qeverisë dhe për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj studentëve protestues.

Demonstratat, të cilat fillimisht u nxitën nga shembja fatale e një çatie në një stacion treni – ngjarje që mori jetën e 15 personave katër muaj më parë – janë shndërruar në sfidën më të madhe për qeverinë serbe.

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën
Lexo po ashtu Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Aktualisht po ndodh kaos në Kuvendin e Serbisë, ku gjatë seancës së sotme deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë dhe kanë gjuajtur deputetët e shumicës me vezë dhe shishe, shkruan nova.rs.


Siç shihet në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duket se në këtë kaos deputeti Pegja Mitroviq nga Partia Liri dhe Drejtësi (SSP) është drejtuar në mënyrë agresive ndaj funksionarit të Partisë Progresive Serbe (SNS), Milenko Jovanov.

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin
Lexo po ashtu Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Në një video të publikuar në rrjetin X, shihet se Pegja Mitroviq është përplasur me Milenko Jovanovin, ndërsa pas tij po afroheshin edhe deputetët Dragan Gjilas dhe Pavle Grboviq.

Në seancë, parlamenti pritej të miratonte një ligj për rritjen e fondeve për universitetet, një nga kërkesat kryesore të studentëve që kanë bllokuar fakultetet që nga dhjetori.

Gjithashtu, në rendin e ditës ishte dhe vënia në dukje e dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq, por disa pika të tjera të propozuara nga koalicioni qeverisës shkaktuan reagimin e ashpër të opozitës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori