Të drejtat pronësore dhe regjistrimi i tokës mbeten sfida kyçe në Kosovë, duke ndikuar në stabilitetin socio-ekonomik dhe fuqizimin e grupeve të cenueshme, veçanërisht grave, të rinjve dhe komuniteteve jo shumicë.
Për të rritur vetëdijen mbi të drejtat pronësore, ATRC në bashkëpunim me partnerët e saj, ka realizuar fushatën ndërgjegjësuese “Bëje Tënden. Regjistroje Pronën!”. Në kuadër të këtij angazhimi, u zhvillua aktiviteti “Derë më derë”, gjatë të cilit u vizituan mbi 6 mijë familje nga të gjitha komunitetet dhe u takuan mbi 3,000 gra.
Kjo nismë u ndërmor për të adresuar sfidat ekzistuese në procesin e regjistrimit të pronës dhe për të rritur nivelin e vetëdijes publike mbi këtë të drejtë themelore. Përmes informimit dhe ndërgjegjësimit, synohet fuqizimi i qytetarëve, veçanërisht i grave, për të ushtruar të drejtat e tyre pronësore në mënyrë të barabartë dhe të sigurtë.
Figura 1: Raporti me të dhënat finale të aktivitetit “Derë më Derë”
Edhe pse e drejta në pronë është një e drejtë themelore, pabarazitë gjinore në këtë aspekt vazhdojnë të jenë të pranishme. Studimi i kryer nga UBO Consulting për ATRC-në në 2024, tregoi se gratë zotërojnë një përqindje shumë më të ulët të pasurive të paluajtshme krahasuar me burrat, pasi pronat regjistrohen kryesisht në emër të tyre. Këto të dhëna përkojnë edhe me statistikat zyrtare mbi pronësinë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ku rreth 20 % e pronarëve janë gra. Kjo i lë gratë në një pozitë të cenueshme në rast divorci apo mosmarrëveshjesh trashëgimore.
Megjithatë, të dhënat nga anketa e realizuar nga vullnetarët e fushatës tregojnë një ndryshim të qasjes në komunitet 75% e të anketuarve besojnë se gratë duhet të kenë të drejta të barabarta pronësore, ndërsa 63% mbështesin regjistrimin e përbashkët të pronës mes bashkëshortëve. Pavarësisht këtij qëndrimi, normat kulturore dhe praktikat tradicionale vazhdojnë të jenë pengesë për qasjen e plotë të grave në të drejtat e pronës.
Përpos sfidës së pabarazisë gjinore në pronësi dhe trashëgimi, hulumtimet tregojnë se të rinjtë rezultojnë si grupi më pak i informuar mbi të drejtat pronësore.
Mimoza Janova, Specialiste e Komponentit të Ndërgjegjësimit në ATRC, e ka vlerësuar shumë pozitive këtë fushatë, duke u bazuar në gjetjet nga terreni.
“Fushata ‘Derë më Derë’, që nisi në Gusht 2024 dhe u përmbyll në Janar 2025, arriti të informojë mbi 6,000 familje në 28 komuna. Të dhënat e mbledhura janë shumë të vlefshme për të kuptuar më mirë sfidat e familjeve mbi regjistrimin e pronës.”
Vullnetarët e përfshirë në këtë fushatë theksuan rëndësinë e madhe të iniciativës, duke vënë në dukje se qytetarët kanë nevojë për më shumë informata të drejtpërdrejta dhe të detajuara mbi të drejtat pronësore.
Shpresa Karaxha, vullnetare nga ‘Femrat Aktive të Gjakovës’, foli për punën e realizuar në terren. Ajo e vlerësoi si “një punë të shkëlqyer punën e tyre, duke theksuar se gjatë takimeve me familje të ndryshme kanë ofruar informacion të rëndësishëm mbi rëndësinë e procesit të trashëgimisë dhe regjistrimit të pronës”.
Ndërkaq, Rrahman Stollaku, vullnetar nga Advancing Together, ka folur për sfidat me të cilat përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke theksuar se mbi 80% e tyre nuk i kanë të regjistruara pronat në emrin e tyre.
Gjatë vizitave në familje, vullnetarët kanë shpërndarë broshura informuese mbi të drejtat pronësore si dhe hapat e nevojshëm për legalizim dhe regjistrim të pronave. Kliko për më shumë BROSHURËN SHQIP.
Po ashtu, nga të dhënat e mbledhura në terren prej vullnetarëve, gjetjet flasin për një situatë jo të favorshme në fushën e regjistrimit, legalizimit të pronës, njohurive ligjore dhe nevojën e ndërgjegjësimit të mëtutjeshëm të qytetarëve.
Sipas rezultateve të anketës, rreth 38% të të anketuarve kishin pronë të regjistruar në emrin e tyre, ndërsa 28% raportuan se prona është në emër të një anëtari të familjes. Për më tepër, 23% e kanë regjistruar pronën në emër të bashkëshortit/tes, dhe vetëm 2.2% kanë regjistrim të përbashkët, në formë të bashkëpronësisë në martesë.
Figura 2: Një grafikë nga aktiviteti “Derë më Derë”
Rezultatet e anketës tregojnë se 49.9% e të anketuarve janë të informuar mbi procedurat e regjistrimit të pronës, duke pasur një kuptim të qartë të hapave ligjorë dhe administrativë që duhen ndjekur. Nga ana tjetër, 42.4% e të pyeturve nuk kanë njohuri mbi këtë proces, gjë që mund të pengojë qasjen e tyre në të drejtat pronësore dhe të ndikojë në sigurinë ligjore të pasurisë së tyre.Një tjetër 7.3% mbeten të pasigurtë, duke treguar nevojën për edukim më të gjerë mbi proceset ligjore.
Për të gjithë personat që deklaruan se nuk kanë njohuri mbi procedurat e regjistrimit të pronës, u dedikua kohë për të shpjeguar hapat kryesorë të legalizimit dhe regjistrimit të pronave. Pjesëmarrësve iu shpërnda gjithashtu një kopje e broshurës me të gjitha informacionet e nevojshme për këtë proces. Si rezultat i këtyre përpjekjeve dhe fushatave ndërgjegjësuese, rreth 87% e të anketuarve raportuan se ndihen më të informuar mbi procedurat e regjistrimit të pronës pas takimeve me vullnetarët e fushatës.
Fushata “Bëje Tënden. Regjistroje Pronën!”, e financuar nga Banka Botërore dhe implementuar nga ATRC, do të vazhdojë të ndihmojë qytetarët në Kosovë, veçanërisht grupet e margjinalizuara, në sigurimin e të drejtave të tyre pronësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës