LAJMI I FUNDIT:

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Një 19-vjeçare nga Connecticut, SHBA, po merr masa ligjore kundër shkollës së saj të mesme publike për dështimin e saj duke e lejuar të diplomohej “me nderime” kur ajo ishte në thelb analfabete.

Qershorin e kaluar, Aleysha Ortiz u diplomua nga Shkolla e Lartë Publike Hartford në Hartford, Connecticut, me nderime dhe madje fitoi një bursë kolegji, por tani ajo po padit shkollën e saj të mëparshme për shkak të pakujdesisë.

Bëhet e ditur se 19-vjeçarja po akuzon institucionin publik të të mësuarit se ka neglizhuar arsimimin e saj, duke pretenduar se mezi mban një laps në dorë dhe aftësitë e saj për të lexuar janë të krahasueshme me një të klasës së parë.


E lindur në Porto Riko, Aleysha shfaqi vështirësi në të mësuar në një moshë të re dhe kjo vazhdoi edhe pasi ajo u transferua në SHBA në moshën 5-vjeçare, përcjell Telegrafi.

Ajo pretendon se shkolla e saj dhe mësuesi special i caktuar për rastin e saj nuk ndihmuan shumë deri një muaj para diplomimit, kur më në fund kryen testimin shtesë që ajo kishte kërkuar dhe kuptuan se ajo ishte praktikisht analfabete.

Zyrtarët i thanë se ajo mund të shtynte diplomimin në këmbim të shërbimeve intensive.

Por, Ortiz refuzoi.

Por si mundi Aleysha Ortiz të mbaronte shkollën e mesme kur nuk dinte të lexonte dhe të shkruante?

Ende e huaj, si u pranua ajo në Universitetin e Konektikatit?

Ajo pretendon se aplikacionet moderne ishin një ndihmë e madhe për të. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Kryebashkiaku bën seks me punonjësen në zyrë (Video,+18)

Kryebashkiaku bën seks me punonjësen në zyrë (Video,+18)

Kalo në kategori