LAJMI I FUNDIT:

TikTok dhe Reddit nën hetime mbi përdorimin e të dhënave të fëmijëve

TikTok dhe Reddit nën hetime mbi përdorimin e të dhënave të fëmijëve

TikTok, Reddit dhe Imgur do të hetohen nga mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar mbi mënyrën se si ata përdorin informacionin personal të përdoruesve adoleshentë.

Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) tha se dëshiron të shikojë se si aplikacioni i ndarjes së videove TikTok përdor informacionin nga përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç për t’u ofruar atyre rekomandime për përmbajtjen.

Bëhet e ditur se hetimet do të përqendrohen në përdorimin e masave të sigurimit të moshës, të tilla si mënyra se si ata vlerësojnë dhe verifikojnë moshat e fëmijëve dhe si përdorin informacionin e tyre personal, shkruan skynews.


Rregullatori po ndërmerr veprime mes shqetësimeve në rritje për mënyrën sesi platformat e rrjeteve sociale përdorin të dhënat e krijuara nga aktiviteti i fëmijëve në internet në algoritmet e tyre të rekomandimit – dhe si rezultat i mundësisë që të rinjve t’u shërbehet përmbajtje e dëmshme ose e papërshtatshme.

Ndryshe, ICO tha se hetimet e saj do të shqyrtojnë nëse ka pasur ndonjë shkelje të mbrojtjes së të dhënave dhe nëse gjenden prova të shkeljeve të mundshme, ajo do t’i vendosë informacionin platformave përpara se të arrijë një përfundim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Kompanitë e mëdha të teknologjisë ndajnë miliona llogari përdoruesish me autoritetet amerikane, zbulon një raport

Kompanitë e mëdha të teknologjisë ndajnë miliona llogari përdoruesish me autoritetet amerikane, zbulon një raport

Teknologji
Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Kalo në kategori