LAJMI I FUNDIT:

“Anora” fituesja absolute e ‘Oscars’ të këtij viti: Për çfarë flet filmi që fitoi pesë çmime

“Anora” fituesja absolute e ‘Oscars’ të këtij viti: Për çfarë flet filmi që fitoi pesë çmime

Ceremonia e 97-të e ‘Oscars’, e mbajtur mbrëmë në Los Angeles, kurorëzoi “Anora” si fituesin absolut të mbrëmjes.

Filmi i regjisorit Sean Baker fitoi pesë çmime prestigjioze, duke përfshirë atë për Filmin më të Mirë, Regjinë më të Mirë, Skenarin më të Mirë Origjinal dhe Arritjen në Montazh.

Një nga surprizat e mëdha të natës ishte fitorja e Mikey Madison, e cila, në moshën 25-vjeçare, u shpall Aktorja më e Mirë për rolin e saj në këtë film.


Foto: Mikey Madison (Screenshot)

Ajo triumfoi përballë konkurrenteve të forta si Cynthia Erivo “Wicked”, Demi Moore “The Substance”, Karla Sofía Gascon “Emilia Pérez” dhe Fernanda Torres “I’m Still Here”.

Për çfarë flet “Anora”?
Filmi ndjek historinë e Anna-s (Mikey Madison), një striptiste e re nga New York-u, e cila bie në dashuri me Vanya-n (Mark Eydelshteyn), djalin e një miliarderi rus.

Foto: Mikey Madison/Oscars (Screenshot)

Ata vendosin të martohen menjëherë, por kur familja e tij mëson për këtë, dërgon njerëz për të ndaluar martesën, duke shkaktuar një ndjekje dramatike nëpër rrugët e qytetit.

I përshkruar si një përzierje emocionuese dhe komike e një historie moderne të “Hirushes”, filmi është vlerësuar lart nga kritikët.

Në Rotten Tomatoes, ka marrë 93% vlerësim nga kritikët dhe 89% nga audienca, ndërsa në IMDb ka një vlerësim prej 7.7/10.

Me suksesin e jashtëzakonshëm të “Anora”, Sean Baker konfirmon talentin e tij si një nga regjisorët më të rëndësishëm të kohës sonë, ndërsa Mikey Madison hyn në historinë e Oscars me një performancë të paharrueshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Magazina
Kalo në kategori