LAJMI I FUNDIT:

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka thënë se është në dijeni të raportimeve mediatike lidhur me ndalimin e një anëtari të këtij misioni, Jelena Gjukanoviq.

Gjykata Themelore e Prishtinës të dielën ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), duke i caktuar një muaj paraburgim, Gjukanoviqit, e dyshuar për spiunazh.

Në një deklaratë për media, Misioni ka bërë të ditur se është në kontakt me përfaqësuesin ligjor të personit të ndaluar dhe po monitoron nga afër mirëqenien e tij, në përputhje me detyrën e kujdesit.


Një muaj paraburgim ndaj Jelena Gjukanoviq, e dyshuar për spiunazh
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim ndaj Jelena Gjukanoviq, e dyshuar për spiunazh

“Përderisa Misioni nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, ai mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Misioni ka bërë të ditur se është në kontakt me institucionet përkatëse dhe Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur ligjor.

Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh, e cila u ndalua për 48 orë nga prokuroria.

Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori