LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Qeveria serbe planifikon të sjellë disa qindra serbë nga Kosova në Beograd gjatë muajit mars për t’i përdorur si mjet për të provokuar incidente dhe për të shkatërruar protestat e studentëve.

Kështu ka deklaruar për Nedeljnik, Branimir Stojanoviq, nënkryetar i Lëvizjes Popullore Serbe (SNP) dhe ish-kryetar i Komunës së Graçanicës.

Sipas tij, këta persona do të vendosen formalisht si një “mur njerëzor” rreth Presidencës serbe për të mbrojtur presidentin Aleksandar Vuçiq, por në realitet dyshohet se do të përdoren për të prodhuar konflikt dhe për t’u keqpërdorur politikisht.


“Ata kanë nevojë për një pretekst për represion. Në këtë skenar, serbët nga Kosova do të shërbejnë si mjet për provokimin e incidenteve në protestat masive dhe si justifikim për të përdorur policinë për të shtypur demonstratat e studentëve”, shprehet Stojanoviq.

Ai shton se, më pas, situata do të paraqitet në opinion si një veprim i policisë për të “mbrojtur serbët nga Kosova të ardhur në Beograd”, duke ndërtuar një narrativë propagandistike.

Sipas Stojanoviqit, qeveria kërkon të minojë protestat e studentëve të lëvizjes “Gandia”, të cilat janë karakterizuar nga një frymë solidariteti dhe paqeje.

“Autoritetet kanë nevojë për pamje të shëmtuara dhe jo ato paqësore që kemi parë gjatë javëve të fundit, përfshirë protestën në Nish”, thekson ai.

Sipas informacioneve të deritanishme, plani është që serbët nga Kosova do të qëndrojnë në Beograd për të paktën 25 ditë, të ndarë në pesë turne nga pesë ditë secili.

“Aktualisht nuk dihet data e saktë e nisjes, por e dimë që të gjithë janë udhëzuar të jenë në gatishmëri. Grupi i parë mund të niset më 12 mars,” shpjegon Stojanoviq.

Ai shton se shifrat janë ende duke u llogaritur, por sipas informacioneve të SNP-së, 750 serbë nga Kosova pritet të mbërrijnë në Beograd në valën e parë.

Vetëm nga Graçanica, sipas tij, do të vijnë 100 persona.

Ndërkohë, logjistika për akomodimin e tyre, përfshirë tendat dhe furnizimet e nevojshme, është tashmë në përgatitje.

“SNP-ja ka informacione të sigurta se kushdo që vjen në Beograd paguhet nga 20 deri në 50 euro në ditë”, përfundon Stojanoviq./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori