LAJMI I FUNDIT:

​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

Takimet e njëpasnjëshme të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në Kosovë me liderët e partive politike po konsiderohen si presion për formim të shpejtë të institucioneve dhe të një qeverie stabile.

Sipas analistëve politikë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, aleatët ndërkombëtarë duan që në Kosovë të jetë një qeveri me shumicë të konsiderueshme në parlament që i kalon sfidat e mëdha që i pret vendi.

Të njëjtit thonë se qeveria e pakicës me numra minimal në legjislativ nuk është jetë gjatë.


Analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për KosovaPress se ndërkombëtarët po japin mesazhe që Kosova mos të ketë krizë të ndërtimit të institucioneve.

Sipas tij, aleatët duan një qeveri e cila nuk është e përkohshme, por merret me dialogun me Serbinë, po ashtu edhe obligimet nga ky proces, përfshirë Asociacionin.

Në të kundërtën, Sadiku deklaron se një qeveri e pakicës, me një shumicë minimale prej 61-62 deputetëve në Kuvend do të prodhonte zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e këtij viti kur mbahen edhe zgjedhjet lokale apo në mars të vitit 2026 kur vjen procesi i zgjedhjes së presidentit.

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë
Lexo po ashtu LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

“Vizitat e fundit të shefit të BE-së në Kosovë dhe ambasadorëve te partitë politike japin mesazh që Kosova mos të ketë krizë të ndërtimit të institucioneve dhe prioriteti të jetë dialogu me Serbinë.. Presion ndërkombëtarë është që të ketë një qeveri stabile. Një qeveri e cila nuk është e përkohshme dhe është jetë gjatë dhe i kalon sfidat e mëdha. Për t’u kaluar sfidat si Asociacioni dhe disa probleme që ka me i pas çdo qeveri me presidencën e Trump mendoj se duhet të jetë qeveri stabile. Qeveria e pakicës mund të jetë vetëm nëse ka tendencë Kurti me dërgu vendin në zgjedhje ose kur vjen koha e zgjedhjes së presidentit ose zgjedhjeve lokale”, thekson Sadiku.

Kërkesën ndërkombëtare për një qeveri stabile në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e thekson edhe politologu, Albinot Maloku.

Ai për KosovaPress ka thënë se një qeveri që formohet me minimumin e numrave në Kuvend nuk ka jetëgjatësi.

“Qytetari dëshiron një qeveri që gërsheton shumë subjekte politike, konkretisht koalicion dhe partneritet. Sidomos tash që ka hapësirë veprimi dhe bashkëpunimi mes subjektit të parë me njërin prej nga subjekteve shqiptare të dala nga zgjedhjet. Gjithsesi përfshirë edhe pakicat jo shqiptare, përfshirë dhjetëshen e pakicave jo serbe dhe ato serbe.  Kosova ka obligim dhe duhet t’i ketë të integruar të gjithë… Tani një qeveri që shkon me minimumin e numrave nuk do të ketë jetëgjatësinë si duhet, sidomos jo katër vjeçare për arsye edhe të zgjedhjes së presidentit të vendit. Konsideroj se më e mira do të ishte që subjekti i parë me njërën prej subjekteve të tjera shqiptare dhe pakicat të përfshihen dhe të jetë stabile”, deklaron Maloku.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, LVV-ja pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori