LAJMI I FUNDIT:

Gjurmë masive të dinosaurëve zbulohen në një plazh në Angli

Gjurmë masive të dinosaurëve zbulohen në një plazh në Angli

Një gjurmë masive e dinosaurëve të species Iguanodon, e cila daton mbi 100 milionë vjet më parë, është gjetur në një plazh në Angli.

Paleontologu Joe Thompson tha se ai e bëri zbulimin në Ishullin e Wight ndërsa u nis për në plazh me qëllimin për të gjetur disa fosile.

Thompson kishte ecur për një ose dy orë kur hasi në një objekt të madh ngjyrë vjollce në baltë, përcjell Telegrafi.


“Doli se ishte një gjurmë absolutisht e madhe e Iguanodon”, tha ai.

Fosilet Iguanodon janë mjaft të zakonshme në të gjithë botën, sipas Thompson.

Ekzemplarët madje janë gjetur në disa shtete të SHBA-së, duke përfshirë Utah dhe Kolorado.

Ndërsa ishulli i Wight dhe Britania e Madhe në tërësi janë zona jashtëzakonisht të pasura për gjueti fosile.

“Ato janë thjesht bisha të mahnitshme”, tha paleontologu për dinosaurët, të cilët mund të rriten deri në 32 dhe 36 metra të gjatë.

Por, aspekti më verbues i zbulimit qëndron në madhësinë e tij, sipas Thompson.

“Kjo gjurmë ishte absolutisht masive – pak më pak se një metër e gjatë. Pra, një Iguanodon mjaft i madh, shumë më i madh se pothuajse çdo tjetër”, tha ai.

Ndryshe, nëse zbulimi përfundon duke u njohur si një varietet i ri i Iguanodonit, kjo nuk do të ishte specia e parë që Thompson ka zbuluar përgjatë ishullit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Virale
Dikush pagoi shumë për xhemperin e themeluesit të Facebook - ai u shit për çmim rekord në ankand

Dikush pagoi shumë për xhemperin e themeluesit të Facebook - ai u shit për çmim rekord në ankand

Interesante
Videoja që po bën bujë në rrjete sociale - djali bën ushtrime fizike në kabllot e rrymës

Videoja që po bën bujë në rrjete sociale - djali bën ushtrime fizike në kabllot e rrymës

Virale
Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Fun
Kalo në kategori