LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 2° clearsky_night

“Trepça” largon përkohësisht nga puna dy punëtorë, njëri shkaktoi humbje financiare dhe tjetri nuk respektoi rregulloret ligjore

“Trepça” largon përkohësisht nga puna dy punëtorë, njëri shkaktoi humbje financiare dhe tjetri nuk respektoi rregulloret ligjore
Ndërmarrja publike "Trepça"

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna dy punëtorë, inicialet e të cilëve janë G.M. dhe A.T. sepse kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Bëhet e ditur se punëtori G.M. ka shkaktuar disa pasoja për “Trepçën”, duke filluar nga dëmtim i cilësisë së prodhimit, rritje e kostove operative, humbje financiare, keqmenaxhim i resurseve, dëmtim i besueshmërisë në treg dhe rrezik për stabilitetin operacional, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, thuhet se “Trepça” mbetet e përkushtuar për respektimin e standardeve ligjore.


“Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar për respektimin e standardeve ligjore dhe transparencën në menaxhimin e ndërmarrjes, duke ndërmarrë masa të menjëhershme për të garantuar stabilitetin e prodhimit, ruajtjen e cilësisë dhe rikthimin e besueshmërisë në treg”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, punëtorja me inicialet A.T. raportohet se nuk i ka respektuar rregulloret ligjore dhe nuk ka vepruar në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, lidhur me raportimin financiar dhe detyrimet tatimore.

“Si pasojë e mosraportimit të të dhënave të nevojshme financiare, ka pasur shmangie nga përmbushja e obligimeve ligjore, të cilat bien ndesh me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe aktet e tjera përkatëse”, thuhet në njoftim.

Duke u bazuar në këtë është marrë masa e largimit të përkohshëm nga puna për punëtoren në fjalë.

“Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar për respektimin e ligjit, transparencën dhe përgjegjësinë në menaxhimin e ndërmarrjes”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

Magazina
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori