Janë nisur hetimet për vdekjen e aktorit Gene Hackman, i cili bashkë me gruan e tij, Betsy Arakawa u gjetën pa ndjenja në shtëpinë e tyre në New Mexico.
Ja çfarë dihet deri më tani për vdekjen e legjendës së Hollywoodit i njohur për filmat The French Connection dh The Conversation?
Si u zbulua që ata vdiqën?
Trupat e çiftit u gjetën nga policia të mërkurën në shtëpinë e tyre në Santa Fe në shtetin amerikan të New Mexico, kur një mirëmbajtës thirri shërbimet e urgjencës; aty po ashtu u gjet edhe qeni i tyre i ngordhur, raporton BBC.
Sipas telefonatës së 911, thuhet se telefonuesi i tregoi se si i gjeti trupat.
Hackman, 95 vjeç, u zbulua në një dhomë anësore pranë kuzhinës, ndërsa Arakawa, 65 vjeç, u gjet në një banjë të shtëpisë.
Sipas sherifit Adan Mendoza, “dyshja dukeshin se kishin vdekur për një kohë të gjatë”.
Trupi i Arakawa-s tregonte shenja “dekompozimi” dhe “mumifikimi” në duar dhe këmbë, tha një detektiv i sherifit.
Eshtrat e Hackman “treguan shenja të dukshme vdekjeje, të ngjashme dhe të qëndrueshme” me ato të bashkëshortes së tij.
Një qen gjerman Shepherd që ishte në kujdestari të tyre po ashtu u gjet i ngordhur në një dollap pranë Arakawa-s.
Si vdiqën?
Në deklaratat e policisë nuk është dhënë asnjë shkak menjëherë pas njoftimit të vdekjeve.
Autoritetet nuk raportuan asnjë shenjë lëndimi, por i konsideruan vdekjet “mjaft të dyshimta”.
Pranë kokës së Arakawa-s ishte një ngrohës portativ, për të cilin detektivi përcaktoi se mund të ishte rrëzuar në rast se ajo kishte rënë papritur në tokë.
Gjithashtu është kërkuar të bëhen teste të monoksidit të karbonit dhe toksikologjisë për dy trupat.
Kompania lokale e shërbimeve publike nuk gjeti asnjë shenjë të një rrjedhje gazi në zonë dhe departamenti i zjarrfikësve nuk zbuloi asnjë tregues për rrjedhje ose helmim të monoksidit të karbonit, sipas urdhrit të kërkimit.
Urdhri sugjeron se policia mund të ketë një teori funksionale se “një lloj helmimi me gaz” ka ndodhur, por që ata nuk dinë ende dhe nuk po përjashtojnë asgjë, u citua të thoshte profesori i drejtësisë në Universitetin Loyola Marymount, Laurie Levenson nga Associated Press.
Një shishe me recetë dhe pilula të shpërndara ndodheshin mbi banakun e banjës pranë trupit të Arakawa-s.
Hackman u zbulua i veshur me tuta gri, një bluzë blu me mëngë të gjata dhe pantofla ngjyrë kafe. Pranë trupit të tij ishin syze dielli dhe një bastun jo i rrëzuar.
Detektivi dyshoi se aktori kishte pësuar një rënie të papritur.
Pse vdekjet konsiderohen të dyshimta?
Rrethanat e vdekjes së tyre u konsideruan “mjaft të dyshimta në natyrë për të kërkuar një kërkim dhe hetim të plotë”, thotë urdhri i kontrollit, sepse punëtori që thirri shërbimet e urgjencës kishte gjetur derën e përparme të pronës të hapur.
Megjithatë, detektivi nuk vërejti asnjë shenjë të hyrjes me forcë në shtëpi. Asgjë nuk dukej jashtë vendit brenda.
“Nuk kishte asnjë tregues se dora ishte hapur me forcë”, tha Sherif Mendoza. “Nuk kishte asnjë indikacion për ndonjë gjë që mungonte nga shtëpia ose diçka jo në rregull, e dini, për të treguar nëse vërtetë kemi të bëjmë me krim”.
Dy qen të tjerë të shëndetshëm u zbuluan duke bredhur në pronë – një brenda dhe një jashtë.
Çfarë dimë për kohën e vdekjes?
Gjithçka që dimë është se dy punonjës të mirëmbajtjes, njëri prej të cilëve thirri shërbimet e urgjencës, thonë se kanë pasur kontakt të fundit me çiftin dy javë më parë.
Dy punëtorët thanë se ndonjëherë kishin kryer punë rutinë në pronë, por rrallëherë ishin takuar me çiftin.
Ata kishin komunikuar me ta me telefon dhe mesazhe, kryesisht me Arakawa-n.
Çfarë dimë për shëndetin e çiftit?
Vajza e Hackman, Leslie Anne Hackman tha për Mail Online se babai i saj kishte qenë në “gjendje shumë të mirë fizike” pavarësisht moshës së tij dhe nuk kishte pasur “asnjë operacion të madh” në muajt e fundit.
“Atij i pëlqente të bënte Pilates dhe yoga, dhe ai vazhdonte ta bënte këtë disa herë në javë”, tha ajo. Pra, ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore”.
Çifti, i martuar në vitin 1991, kishte pasur një “martesë të mrekullueshme”, shtoi ajo.
“I jap meritë gruas së tij, Betsy, që e mbajti në jetë”, tha ajo. “[Betsy] u kujdes shumë, shumë mirë për të dhe gjithmonë kujdesej për shëndetin e tij”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Halsey provokon me klipin e ri: Skena të guximshme dhe imazhe erotike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet