LAJMI I FUNDIT:

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Muaji i shenjtë i Ramazanit është koha e reflektimit, mirësisë dhe ndihmës për ata që kanë më shumë nevojë.

Këtë muaj, IP Petrol ju fton të bëheni pjesë e një fushate bamirësie, duke ndihmuar ata në nevojë me çdo furnizim që ju bëni.

Për çdo litër karburant që furnizoheni gjatë muajit të Ramazanit, IP Petrol do të dhurojë gjysmë cent në çdo litër për personat në nevojë. Sa më shumë të furnizoheni, aq më shumë ndihmë arrijmë të ofrojmë së bashku për komunitetin tonë!

Si Mund të Ndihmoni?

-Furnizohuni në çdo pikë të IP Petrol gjatë Ramazanit.

-Çdo litër i furnizuar = më shumë ndihmë për nevojtarët! Bashkohuni me ne për të shpërndarë mëshirë dhe mirësi!

Kush përfiton?

-Familjet në vështirësi – mbështetje ekonomike, edukative dhe shëndetësore!

-Fëmijët pa përkujdesje prindërore – sepse “asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm!

Periudha e kampanjës nga data 01.03.2025 – 30.03.2025

Përkrahja do të sigurohet përmes dy organizatave të njohura:

Ky është një muaj i shenjtë që na kujton rëndësinë e dhembshurisë dhe solidaritetit. Bëhuni pjesë e kësaj nisme dhe le të dhurojmë së bashku për ata që kanë më shumë nevojë.

IP Petrol – Karburanti që ndez motorin tuaj, bamirësia që ngroh zemrat e të tjerëve.