Liria e shtypit është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi administrata Trump përjashtoi agjencinë e lajmeve Associated Press (AP) nga konferencat e shtypit presidenciale të SHBA.
Pavarësisht nga fakti se marrëdhëniet midis Shtëpisë së Bardhë dhe medias janë përkeqësuar dhe se liria e shtypit në Shtetet e Bashkuara është gjithnjë e më shumë nën presion, është po ashtu e vërtetë se vetëm disa vende arrijnë të garantojnë një mjedis të sigurt dhe të pavarur për punën e gazetarëve.
Çfarë do të thotë liria e medias?
“Nuk ka ndonjë përkufizim të thjeshtë të konceptit të lirisë së shtypit. Në fakt, ideja është mjaft e diskutueshme,” shpjegon John Steel nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Derby, MB. Historikisht, ka qenë për t’i dhënë publikut një zë, qasje në sistemet e pushtetit dhe për të siguruar që qytetarët në shoqëritë demokratike të kenë njohuri në proceset vendimmarrëse.”
Në shekullin e 19-të, filozofi anglez Jeremy Bentham përcaktoi detyrën e një media të lirë që të mbajë njerëzit e fuqishëm – zakonisht qeveritë, por edhe kompanitë dhe organizatat private – përgjegjës para syve të publikut, duke e quajtur atë një “roje kundër abuzimit të pushtetit”.
Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufi e përshkruan lirinë e medias si aftësinë e gazetarëve, individualisht ose kolektivisht, për të zgjedhur, prodhuar dhe shpërndarë informacion me interes publik pa ndikim politik, ekonomik, ligjor dhe social dhe pa kërcënime për sigurinë e tyre fizike dhe psikologjike.
Jodie Ginsberg, presidente e Komitetit Amerikan për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), tha për DW: “Liria e shtypit duhet të nënkuptojë qasje në media të pavarura, pluraliste, ku gazetarët mund të raportojnë lirisht për ngjarje të rëndësishme dhe të japin informacion që ka të bëjë me komunitetet dhe vendet e tyre”.
Mediat e pavarura duhet të jenë të lira nga ndikimi i jashtëm, siç është presioni i qeverisë për të publikuar një version të veçantë të lajmit. Media “pluraliste” do të thotë që publiku duhet të ketë akses në një shumëllojshmëri burimesh të pavarura dhe të besueshme informacioni.
Në renditjen vjetore të lirisë së shtypit, organizata Reporterët pa Kufij regjistron jo vetëm sulmet ndaj gazetarëve, por edhe kornizat politike, ligjore, ekonomike dhe sociale që ndikojnë në punën e tyre, si dhe rreziqet me të cilat përballen.
Për vitin 2024, organizata regjistroi një përkeqësim global të lirisë së medias krahasuar me një vit më parë. Vetëm në tetë vende, kryesisht në Evropën Veriore, situata u vlerësua si “e mirë”.
Megjithatë, edhe vendet kryesore të Evropës Veriore nuk janë perfekte. “Asnjë vend nuk është imun ndaj presioneve të ushtruara ndaj gazetarëve – dhe ne duhet të jemi vigjilentë dhe të fokusuar”, tha për DW Ena Bavçiq nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF).
Çfarë e cenon lirinë e medias?
Gazetarët nuk përballen vetëm me kërcënime për dhunë fizike. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, 12 për qind e sulmeve ndaj gazetarëve në vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate ishin të natyrës fizike. Një e katërta e sulmeve lidheshin me censurën, ndërsa një e treta lidheshin me kërcënimet verbale, duke përfshirë frikësimin, sipas një raporti të projektit të BE-së Liria e Medias dhe Reagimi i Shpejtë.
Edhe sulmet ndaj gazetarëve në internet janë bërë të shpeshta. “Ne po vërejmë një numër në rritje të sulmeve në internet dhe përpjekjeve për të ushtruar presion. Po shohim shumë profile të rreme dhe fushata shpifjesh,” tha Bavçiq. “Varësisht se cili grup gazetarësh është në shënjestër – nëse janë femra, për shembull, ne vërejmë se sulmet shpesh përfshijnë kërcënime në të cilat gjuha e urrejtjes kombinohet me presionin ndaj anëtarëve të familjes”. Të dhënat e organizatës jofitimprurëse Freedom of the Press Foundation tregojnë se në SHBA ka pasur më shumë sulme ndaj mediave.
2024 – vit vdekjeprurës për gazetarët
Për gazetarët që raportojnë nga zonat e luftës, rreziku është veçanërisht i lartë. Sipas të dhënave të CPJ-së, viti 2024 ishte viti më vdekjeprurës për gazetarët. Që nga viti 2021, numri i gazetarëve të vrarë është rritur vazhdimisht.
“Vitin e kaluar, numri i gazetarëve të vrarë u rrit me 22 për qind, kryesisht për shkak të luftës në Gaza. Në vitin 2024, 85 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë atje,” shpjegon Ginsberg. “Ata u vranë të gjithë në sulmet e ushtrisë izraelite dhe shumica ishin palestinezë.”
Gazetarët në zonat e luftës janë civilë dhe nuk janë objektiva legjitime të sulmeve, thekson Ginsberg. “Është thelbësore që palët në konflikt ta njohin këtë, ndërsa shtetet duhet të mbrojnë lirinë e medias dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ata që sulmojnë gazetarët.”
Edhe numri i gazetarëve që kanë përfunduar në burg por rritet që nga viti 2000. Në fillim të dhjetorit 2024, sipas CPJ, ishin 361 gazetarë në burg. Gjysma e tyre janë të ndaluar në Kinë, Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze, të ndjekur nga Myanmari, Bjellorusia dhe Rusia. Ata akuzohen më shpesh për “veprimtari antishtetërore”.
Në nivel global, mbrojtja politike e gazetarëve po dobësohet, ndërsa kërcënimet po shtohen. Kjo çon në autocensurë dhe në shmangie të raportimit për tema të ndjeshme. Në këtë kontekst, edhe përmirësimet e dukshme në lirinë e medias mund të jenë mashtruese. Nëse numri i vrasjeve dhe burgosjeve të gazetarëve ulet, kjo mund të nënkuptojë se gazetarët thjesht nuk lejohen të raportojnë për tema të rrezikshme, sepse kanë frikë.
Si të mbrohet liria e medias?
Qeveritë autokratike po shkelin me këmbë lirinë e medias dhe po kufizojnë aksesin në informacion, paralajmëron Ginsberg dhe shton: “Liria e informacionit, e cila përfshin lirinë e medias, është thelbësore për lirinë tonë – për lirinë e të gjithë neve.”
Masat ligjore dhe rregullat janë të domosdoshme për të mbrojtur lirinë e medias. Bashkimi Evropian, për shembull, miratoi Ligjin për Lirinë e Medias, me qëllim të mbrojtjes më të mirë të gazetarëve. Bavçiq thotë se ky legjislacion është një “bazë e mirë” për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Por shtetet anëtare duhet t’i zbatojnë këto ligje, përfshirë edhe ato që kanë pasur marrëdhënie problematike me median në të kaluarën.
“Megjithatë ligji nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet me të cilat përballen gazetarët. Zbatimi i tij në terren duhet të jetë efektiv. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për institucione të forta,” përfundon Ena Bavçiq nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zelensky i kërkon Trumpit të mos bëj kompromise me një vrasës, duke iu referuar Putinit

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

“Unë jam në mes, jam edhe për Ukrainën edhe për Rusinë”, deklaron Trump

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

"Unë jam në mes, jam edhe për Ukrainën edhe për Rusinë", deklaron Trump

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës - pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Trump: Marrëveshja për mineralet do të nënshkruhet sot

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet