LAJMI I FUNDIT:

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri është bërë kryetari i parë shqiptar i një bashkie në Gjermani. Ai ka dhënë betimin e tij si kryetar i bashkisë Morbach ditën e enjte.

Besiri më 1 mars zyrtarisht fillon detyrën, transmeton Telegrafi.

Me mbi 60% të votave të fituara, emërimi i tij zyrtar në krye të bashkisë Morbach, e cila ka mbi 10 mijë banorë, u bë në fund të nëntorit.


Arianit Besiri është i angazhuar prej vitesh në politikën gjermane,  ai ka qenë aktiv në kuadër të SPD-së dhe së fundmi duke shërbyer si bashkëpunëtor shkencor tek deputeti Lars Castellucci, kryetar i Komisionit për Politikë të Brendshme në Bundestagun gjerman.

Arianit Besiri fiton zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, ambasadori Ajeti: Lajm i mrekullueshëm nga diaspora
Lexo po ashtu Arianit Besiri fiton zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, ambasadori Ajeti: Lajm i mrekullueshëm nga diaspora

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti më herët kishte deklaruar se Arianit Besiri ka shkruar histori me fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Gjermani.

“Një lajm i mrekullueshëm nga diaspora jonë! Fitorja e Arianit Besirit në zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach në landin Rheinland-Pfalz shënon një moment të veçantë, jo vetëm për mërgatën tonë në Gjermani, por edhe për integrimin e tyre. Marrja e 60.2% të votave në një komunë gjermane me rreth 11,000 banorë është një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes që Arianiti ka fituar nga komuniteti lokal”, kishte deklaruar ambasadori Ajeti./Telegrafi/