LAJMI I FUNDIT:

A do të shfaqet Trump në kartëmonedhën amerikane – republikanët propozojnë 250 dollarëshin

A do të shfaqet Trump në kartëmonedhën amerikane – republikanët propozojnë 250 dollarëshin

Përfaqësuesi i Karolinës së Jugut, Joe Wilson, po harton një projektligj që do t’ia mundësojë Donald Trumpit të shfaqet në një kartëmonedhë të re prej 250 dollarësh.

Ligjvënësi republikan prezantoi një ilustrim të portretit të Trumpit në kartëmonedhën e propozuar, duke pretenduar se “Bidenflacioni” – ku inflacioni arriti kulmin prej 9.1 për qind në vitin 2022 gjatë administratës së mëparshme – i ka detyruar amerikanët të mbajnë më shumë para në dorë.

“Jam mirënjohës që mund të njoftoj se po hartoj një projektligj që urdhëron Byronë e Gdhendjes dhe Shtypjes të dizajnojë kartëmonedhën 250 dollarëshe me imazhin e Donald J. Trump-it. Bidenflacioni ka shkatërruar ekonominë, duke detyruar familjet amerikane të mbajnë më shumë para me vete. Kartëmonedha më e vlefshme për presidentin më të vlefshëm!”, shkroi Wilson në platformën X.


Departamenti i Thesarit, i cili është përgjegjës për përzgjedhjen e figurave që shfaqen në kartëmonedha, ka deklaruar se merr parasysh “persona që kanë një vend të njohur në historinë e SHBA-së”.

Megjithatë, ligji federal ndalon që ndonjë person i gjallë të shfaqet në valutën amerikane.

Kartëmonedhat amerikane ekzistojnë në shtatë vlera nominale, me Rezervën Federale që aktualisht lëshon prerjet 1, 2, 5, 10, 20, 50 dhe 100 dollarëshe. Byronë e Gdhendjes dhe Shtypjes është institucioni përgjegjës për prodhimin e tyre.

Ish-presidentët George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln, Andrew Jackson dhe Ulysses Grant, si dhe themeluesit Alexander Hamilton dhe Benjamin Franklin, shfaqen në kartëmonedhat ekzistuese.

Aktualisht nuk ka një kartëmonedhë prej 250 dollarësh në qarkullim, dhe prerjet më të mëdha se 100 dollarë – përfshirë ato prej 500, 1000, 5000 dhe 10000 dollarësh – u shtypën për herë të fundit në vitin 1945, por u tërhoqën nga përdorimi në 1969 për shkak të mungesës së kërkesës, sipas të dhënave të Byronë së Gdhendjes dhe Shtypjes. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

Interesante
Pjesët e brendshme në aeroplan filluan të bien, pasagjerët ngritën në këmbë për t’i mbajtur – pamje nga fluturimi Atlanta-Çikago

Pjesët e brendshme në aeroplan filluan të bien, pasagjerët ngritën në këmbë për t’i mbajtur – pamje nga fluturimi Atlanta-Çikago

Interesante
Hoteli i pazakontë në Korenë e Jugut, aty ku gjithçka është e punuar në stilin e një burgu – mysafirët paguajnë 125 euro për natë për t’u ndjerë si të ‘burgosur’

Hoteli i pazakontë në Korenë e Jugut, aty ku gjithçka është e punuar në stilin e një burgu – mysafirët paguajnë 125 euro për natë për t’u ndjerë si të ‘burgosur’

Interesante
Iluzioni optik që zbulon shumë për personalitetin tuaj në varësi të asaj që shihni fillimisht

Iluzioni optik që zbulon shumë për personalitetin tuaj në varësi të asaj që shihni fillimisht

Virale
Historia e të vetmit njeri që hyri fshehurazi në Zonën 51 dhe doli i gjallë, tregon se çfarë pa

Historia e të vetmit njeri që hyri fshehurazi në Zonën 51 dhe doli i gjallë, tregon se çfarë pa

Interesante
Meteori ndriçon qiellin në Australi, kamera amatore kap momentin

Meteori ndriçon qiellin në Australi, kamera amatore kap momentin

Interesante
Kalo në kategori