LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Guerot flasin për zhvillimet politike dhe të sigurisë

Osmani dhe Guerot flasin për zhvillimet politike dhe të sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Ky diskutim është bërë në darkë zyrtare të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku ishte e ftuar presidentja Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriu, njofton Presidenca.

Tutje në njoftim thuhet se në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare.


Po ashtu thuhet se një theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t’i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Kalo në kategori