LAJMI I FUNDIT:

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) tashmë ka nisur numërimi i votave nga jashtë Kosovës, respektivisht votat që janë dhënë në përfaqësi diplomatike. Menjëherë, pas numërimit të këtyre votave do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media nga QNR.

“Në këto momente ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësi diplomatike. Më 8 shkurt është votuar në 30 përfaqësi diplomatike dhe sipas të dhënave nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% apo 15 mijë e 352 shtetas të Kosovës. Siç e dini procesi është organizuar në 16 ambasada dhe 14 konsullata në 19 shtete”, ka thënë Elezi.


Ai bëri të ditur se janë më shumë se 15 mijë fletëvotime që do të numërohen, dhe se nuk mund të japë afat kohor se kur do të përfundoj.

“Procesi i numërimit është transparent dhe pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët të ndarë sipas përfaqësive diplomatike do të shfaqen në platformën rezultatet2025.net”, tha Elezi.

Ai shtoi se pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nis numërimi i votave përmes postës.

“Janë rreth 63 mijë zarfe të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar dhe do të nis numërimi i tyre,  dhe pas kësaj do të përfshihen edhe votat me kusht edhe ato me nevoja të veçanta”, tha Elezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori