LAJMI I FUNDIT:

Në një vit ikin mbi 40 mijë shqiptarë, çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

Në një vit ikin mbi 40 mijë shqiptarë, çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e Shqipërisë, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptarë i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro.

Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e humbur për ekonominë e vendit tonë si në drejtim të arsimimit por dhe punësimit.

“Ky djalë apo vajzë derisa është bërë 26 vjet është rritur nga taksapaguesit shqiptarë. Nëse ka shkuar në shkollë ka shkuar nga taksat e shqiptare nëse ka patur nevojë shëndetësore ka shkuar në spitale ku taksapaguesit shqiptarë kanë paguar. Kostoja tjetër e madhe është se këta të rinj largohen në moshën e punës, d.m.th kontributi i tyre si individë në moshën e punës është zero në atë drejtim”, tha për A2 CNN, Arjan Gjonça, ekspert për emigracionin.


Studimi merr në analizë një mesatare prej 41 mijë e 700 persona në vit të larguar. Ndalur tek kostot e arsimit ato arrijnë deri në 500 milionë euro.

Shkollimi i një shqiptari në varësi të nivelit arsimor kushton 6 mijë euro për filloren, 9 mijë e 300 euro për shkollën e mesme, 18 mijë euro për studimet akademike dhe 32 mijë euro për studimet doktorale. 1 miliardë euro humbje.

“Nëse ne do marrim se PBB është midis 18-19 miliardë euro një llogaritje e thjeshtë e bërë nga kjo shifër në këtë studim, rreth 5-6% e GDP është humbje. Ajo rritja ekonomike e Shqipërisë do të ishte shumë më e madhe”, shton Gjonçaj.

Përfitimi i vetëm i Shqipërisë nga të shqiptarët e larguar janë remitancat të cilat nuk përcaktohen si një tregues pozitiv i vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori