LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° cloudy

Siguria në shkolla dhe trafikun rrugor në fokus të takimit lokal në Suharekë

Siguria në shkolla dhe trafikun rrugor në fokus të takimit lokal në Suharekë

Në takimin e fundit të koordinimit lokal për sigurinë në Suharekë ndër çështjet kryesore të diskutuara kanë qenë siguria në shkolla dhe menaxhimi i trafikut rrugor.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës me qëllim që të ulet numri i shkeljeve dhe aksidenteve, do të ketë shtim të pranisë së policisë në trafikun rrugor.

“Po ashtu, u bë apel për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave dhe shenjave të komunikacionit si masë thelbësore për parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.


Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se gjatë periudhës raportuese dy javore janë regjistruar 449 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Paraprakisht është shpjeguar se në këtë takim janë diskutuar masat për rritjen e sigurisë publike.

Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar një mjedis më të qetë dhe më të sigurt për qytetarët, raporton Telegrafi.

Afrim Sylaj nga Policia e Kosovës ka theksuar se situata e përgjithshme është e qetë, dhe se krahas gjobave për kundërvajtjet në trafik janë lëshuar edhe 28 urdhëresa nga gjykatat. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori