LAJMI I FUNDIT:

Kreu i SPAK: Epoka e paprekshmërisë po lëkundet

Kreu i SPAK: Epoka e paprekshmërisë po lëkundet

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në tryezën e drejtësisë të organizuar nga Qendra për Studimin dhe Demokraci, ka deklaruar se SPAK ka treguar se është në gjendje që të kryejë hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë.

“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Po ashtu rritja e kapaciteteve të SPAK ka vendosur themele të shëndosha. Besimi i partnerëve ndaj SPAK është rritur, kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe, Zvicra dhe vendet e Amerikës Latine. Dua t’I falënderoj të gjithë për besimin që kanë pasur ndaj nesh. Gjithashtu marrëdhënien me INTERPOL, EUROPOL dh EUROJUST është forcuar.

Goditja ndaj fuqisë ekonomike të kriminelëve ka bërë progress. Në 2024 janë konfiskuar 59 milionë euro, këtu përfshihen edhe kriptovalutat që po gjejnë më shumë terren në botën kriminale. Lufta ndaj pastrimit të parave, synon të japë mesazhe të qarta që krimi nuk mund të blejë. Tashmë jemi në fazën e konsolidimit të institucionit.


Kjo periudhë 5-vjeçare ka shërbyer për t’u konsoliduar. Besimi në drejtësi po rritet. Sërish ka sfida, por SPAK do të vazhdojë të kryejë detyrën me integritet bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Duhet të keni besim te prokurorët tanë, ne garantojmë se asnjë forcë e jashtme s’do të na ndikojë”, tha Dumani.

BE rikonfirmon mbështetjen për SPAK dhe institucionet e drejtësisë
Lexo po ashtu BE rikonfirmon mbështetjen për SPAK dhe institucionet e drejtësisë

Gjithashtu i pranishëm, Ambasadori i Bashkimi Evropian, Silvio Gonzato e ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa ndodhet në të njëjtën tryezë me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesin e GJKKO, Erion Bani.

Gonzato e vendosi theksin te rëndësia e besimit në arkitekturën e reformës. Sipas tij pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike, nda BE në vazhdimësi është angazhuar për mbështetje ndaj SPAK.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori