LAJMI I FUNDIT:

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Kompania Ujësjellësi Rajonal Prishtina njofton se për shkak të një defekti teknik në gypin kryesor të ujësjellësit, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit.

Ndërprerja do të fillojë nesër në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve për riparimin e defektit.

Zonat e prekura nga mungesa e ujit:


Rruga “Bedri Berisha”

Rruga “Valbona”

Rruga “Uran Ajeti”

Rruga “Alpet Shqiptare”

Rruga “Ramiz Kovaqi”

“Ekipet tona teknike janë tashmë në terren dhe po punojnë me përkushtim për të riparuar defektin sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet brenda një kohe sa më të shkurtër”.