LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë nën lavaman

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë nën lavaman

Hapësira e ruajtjes në kuzhinë është çelësi për t’i mbajtur gjërat të organizuara, por raftet bosh nuk do të thotë që duhet t’i lini artikujt në çdo vend të disponueshëm.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për hapësirën nën lavaman, e cila në shumë shtëpi shndërrohet në një zonë magazinimi për sende të ndryshme.

Edhe pse mund të duket praktike, hapësira nën lavaman nuk është e përshtatshme për të ruajtur të gjitha gjërat tuaja.


Enët si për shembull nuk rekomandohet të vendosen poshtë lavamanit, është e rëndësishme t’i lini në një vend të thatë dhe të pastër.

Gjithashtu vlen për ushqimin, përfshirë edhe ushqimin për kafshët shtëpiake pasi zona e prirur ndaj lagështisë mund të shkaktojë formimin e mykut.

Shmangni po ashtu ruajtjen e llambave nën lavaman, pasi rrjedhjet e ujit mund të dëmtojnë pjesët elektrike.

Faculetat mund të bëhen të lagura dhe të pista, duke i bërë të papërshtatshëm për ruajtje në këtë hapësirë.

Hapësira nën lavaman mund të jetë e përshtatshme për ruajtjen e materialeve bazë të pastrimit, të tilla si lëng për larjen e enëve ose uthull, si dhe sfungjerë dhe furça.

Megjithatë, këto artikuj duhet të ndryshohen rregullisht për të shmangur grumbullimin e papastërtive dhe baktereve.