LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe ambasadori i Finlandës flasin për formimin e institutcioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Kurti dhe ambasadori i Finlandës flasin për formimin e institutcioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ku janë diskutuar një sërë çështjesh me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit për media u bë e ditur se gjatë këtij takimi, u theksuan marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Finlandës, si dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë kosovare.

Temë tjetër ishin edhe zgjedhjet e  9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.


“Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit”, u tha në njoftim.

Përveç kësaj, u diskutua edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe në kontinent, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë, e cila ka mbushur tri vjet që kur ka filluar agresioni ushtarak rus.

Në fund, Kurti falënderoi ambasadorin Nissinen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Finlandës ndaj Kosovës, duke e vlerësuar atë si një partner të rëndësishëm në avancimin e proceseve demokratike dhe integruese të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori