LAJMI I FUNDIT:

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Global Fierpower i cili merret me analiza ushtarake, ka publikuar së fundmi indeksin e fuqisë ushtarake për vitin 2025, për vende të ndryshme përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij indeksi Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) renditet e 141 nga 145 vende që janë të përfshira në këtë listë.

Indeksi i fuqisë ushtarake të FSK-së konsiderohet 4,9141.


Për dallim nga Kosova, Shqipëria renditet e 78-ta, Serbia e 63-ta, Kroacia e 74-ta dhe Mali i Zi i 127-ti.

Në faqen zyrtare të Global Firepower thuhet se për të përcaktuar këtë renditje janë analizuar mbi 60 faktorë individual ku përfshihen sasia e njësive ushtarake, gjendja financiare e deri tek aftësitë logjistike dhe gjeografia.

Dhjetë vendet me indeksin më të lartë të fuqisë ushtarake janë: SHBA, Rusia, Kina, India, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia, Italia. /Telegrafi/