LAJMI I FUNDIT:

Siria me një kapitull të ri, autoritetet njoftojnë fillimin e dialogut kombëtar për të ardhmen e vendit

Siria me një kapitull të ri, autoritetet njoftojnë fillimin e dialogut kombëtar për të ardhmen e vendit

Autoritetet e reja të Sirisë do të mbajnë një konferencë të dialogut kombëtar duke filluar më 25 shkurt për të diskutuar një rrugë të re për kombin pas përmbysjes së Bashar al-Assad.

Bëhet e ditur se kryeqytetet e huaja do ta ndjekin nga afër konferencën si pjesë e një procesi politik në Siri, për të cilin ata thonë se duhet të përfshijë popullsinë e saj etnikisht të larmishme dhe multifetare, ndërsa ata konsiderojnë pezullimin e sanksioneve ndaj vendit.

Bëhet e ditur se mbajtja e konferencës ka qenë një premtim kryesor i ish degës së Al-Kaedas, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e cila mori kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor në një ofensivë që bëri që presidenti i atëhershëm Assad të ikte në Rusi, duke i dhënë fund më shumë se 50 viteve të sundimit autokratik të familjes së tij, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Shtatë anëtarët e komitetit përgatitor u konsultuan me rreth 4,000 njerëz në të gjithë Sirinë gjatë javës së fundit për të mbledhur pikëpamje që do të ndihmonin në formimin e një deklarate kushtetuese, një kornizë të re ekonomike dhe një plan për reformën institucionale.

Ndryshe, presidenti i emëruar nga HTS Ahmed Sharaa ka deklaruar se konferenca ishte pjesë e një procesi politik gjithëpërfshirës për të hartuar një kushtetutë, e cila ai tha se mund të zgjasë deri në tre vjet dhe më pas të mbajë zgjedhje.

Konferenca është planifikuar për dy ditë, por mund të zgjatet nëse është e nevojshme dhe një qeveri e re që pritet të formohet muajin e ardhshëm do të përfitonte gjithashtu nga rekomandimet e konferencës. /Telegrafi/