Derisa numërimi i votave për kandidatët, që garuan në zgjedhjet e 9 shkurtit për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të premten mbrëma përfundoi në tërësi, në 38 Qendra Komunale të Numërimit, një tjetër proces po shkon drejt fundit. Bëhet fjalë për vlerësimin e pakove me fletëvotime nga jashtë.
“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 21 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 54,409 pako, prej të cilave janë aprovuar 51,140, ndërkaq janë refuzuar 3,269”, tha për RTKlive, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai i ka bërë të ditura edhe arsyet se përse janë refuzuar këto dërgesa.
“Ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës. U mungon dëftesa e regjistrimit. Janë dërguar më shumë se një herë. Kanë dërguar më shumë se një fletëvotim”, tha Elezi.
Siç ka bërë të ditur ai, procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 14 mijë e 306 pako me fletëvotime.
Gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104 mijë e 924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84 mijë e 600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20 mijë e 324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.
“Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15 mijë e 352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, tha Elezi.
Njoftoi se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 14 mijë e 306 pako me fletëvotime.
Ndërkohë, një tjetër proces që pritet të fillojë gjatë javës së ardhshme është edhe ai i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Janë gjithsejtë 12 mijë e 801 fletëvotime me kusht që do t’i nënshtrohen procesit të numërimit, derisa vota që u dhanë nga persona me nevoja të veçanta me 9 shkurt, janë 2 mijë e 597, numërim i cili do të behet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë