LAJMI I FUNDIT:

Gjendje e jashtëzakonshme në qytetin brazilian, gropat gjigante po kërcënojnë vendin

Gjendje e jashtëzakonshme në qytetin brazilian, gropat gjigante po kërcënojnë vendin

Autoritetet në një qytet në Amazonën braziliane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi në të janë hapur gropa të mëdha që kanë kërcënuar qindra shtëpi.

Disa ndërtesa në Buriticupu, në shtetin Maranhao, tashmë janë shkatërruar dhe rreth 1,200 njerëz të një popullsie prej 55,000 banorësh rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre në një gropë që zgjerohet, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Dimensionet janë zgjeruar në mënyrë eksponenciale, duke iu afruar ndjeshëm më afër shtëpive”, tha një dekret emergjent i lëshuar nga qeveria e qytetit në fillim të këtij muaji.


Bëhet e ditur se gropat e fundit janë një përshkallëzim i një problemi që banorët e Buriticupu e kanë parë të shpaloset për 30 vitet e fundit, pasi shirat gërryen ngadalë tokat e pambrojtura nga natyra e tyre, plus punët ndërtimore të planifikuara keq dhe shpyllëzimi.

Erozione të mëdha të tokës njihen në Brazil si “voçoroca”, një fjalë me origjinë indigjene që do të thotë “të gërryesh tokën”.

“Problemi përkeqësohet në periudhat e shiut të dendur si tani”, tha Marcelino Farias, gjeograf dhe profesor në Universitetin Federal të Maranhaos.

Ndryshe, Sekretari i Punëve Publike të Buriticupu dhe inxhinieri Lucas Conceiçao tha se bashkia nuk ka kapacitetin për të gjetur zgjidhje për situatën komplekse të gropave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori