LAJMI I FUNDIT:

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve – Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve – Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se po punojnë posaçërisht me Dani Olmon për ta rikthyer atë në 100 për qind, pas disa muajsh pa vazhdimësi në formacionin fillestar.

Ai duhet të ketë shumë mundësi në javët e ardhshme me një program të ngjeshur dhe të vështirë në rrugë.


0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

Në këtë kalendar përfshihet Benfica, kundërshtarja e Barcelonës në 1/8 e Ligës së Kampionëve, me të cilën u përballën edhe në fazën e grupeve.

“Është një ndeshje e komplikuar”, deklaroi Flick në konferencë për media. “Ata po bëjnë mirë dhe ne tashmë e kemi parë këtë. Në këtë raund të Ligës së Kampionëve nuk ka kundërshtar të lehtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre
Lexo po ashtu Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Flick nuk ishte i gatshëm të vlerësonte perspektivën e një finaleje të mundshme në El Clasico në Ligën e Kampionëve, as një garë të mundshme për tripletë nga Blaugranasit.

“Së pari duhet të shkojmë në finale, nuk më intereson rivali. Është një rrugë e gjatë. Së pari kemi Benfican, e cila është një skuadër e madhe”, potencoi më tej gjermani.

“Nuk është e lehtë, është një rrugë shumë e vështirë. Ne do të japim maksimumin, por kur sheh cilësinë e ekipeve të tjera është mbresëlënëse”.

“Është mirë të kemi këto ndeshje të nivelit të lartë, është konkurrencë. Ne luajmë futboll për këtë arsye”, shtoi Flick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Premier League
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

La Liga
Ofertë prej 60 milionë eurove, Liverpooli mund ta humbas një yll të madh në verë

Ofertë prej 60 milionë eurove, Liverpooli mund ta humbas një yll të madh në verë

Premier League
Kalo në kategori