LAJMI I FUNDIT:

“Jo jashtë rrezikut për jetë” – mjekët ndajnë detaje të ralla për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut

“Jo jashtë rrezikut për jetë” – mjekët ndajnë detaje të ralla për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut

Papa Françesku “nuk është jashtë rrezikut” dhe do të qëndrojë në spital edhe për të paktën një javë, kanë njoftuar mjekët që po e trajtojnë.

Sergio Alfieri, shefi i ekipit mjekësor të Papës, tha: “A është jashtë rrezikut? Jo. Por nëse pyetja është “a është në rrezik për vdekje”, përgjigja është “jo”.

Bëhet e ditur se Papa 88-vjeçar po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik në spitalin Gemelli të Romës.


Françesku ishte prekur nga gripi sezonal përpara se të dërgohej në spital më 14 shkurt, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Mjekët paralajmëruan se ndërsa ai nuk kishte sepsë – ku mikrobet hyjnë në qarkullimin e gjakut – ekzistonte gjithmonë rreziku që infeksioni të përhapej në trupin e tij.

Papa Fraçesku mund të largohet nga kreu i Vatikanit
Lexo po ashtu Papa Fraçesku mund të largohet nga kreu i Vatikanit

Ata shtuan se ky ishte shqetësimi më i madh.

Dr Luigi Carbone, mjeku personal i Papës, tha se Françesku po përdorte ilaçe pasi pneumonia u diagnostikua në fillim të kësaj jave.

Ai po lufton gjithashtu një infeksion të shumëfishtë të baktereve dhe viruseve në traktin respirator.

Ndryshe, miliona njerëz në mbarë botën kanë qenë të shqetësuar për shëndetin gjithnjë e më të dobët të Papës – dhe gjendja e tij ka shkaktuar spekulime për një dorëheqje të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori