LAJMI I FUNDIT:

Reagon familja e Michael Schumacher, e indinjuar nga ndëshkimi për organizatorin e zhvatjes

Reagon familja e Michael Schumacher, e indinjuar nga ndëshkimi për organizatorin e zhvatjes

Familja e pilotit të famshëm të Formula 1, Michael Schumacher ka lëshuar një deklaratë, e cila ka habitur shumë pasi rrallëherë bashkëshortja e tij Corinna dhe fëmijët e tyre bëjnë deklarata publike.

Në një deklaratë, ata thanë se kishin bërë një apel kundër vendimit të gjykatës për të ndëshkuar lehtë ish-truprojën Markus Fritsche për një tentativë zhvatjeje që përfshinte tre persona.

Gjegjësisht, tre të pandehurit kërcënuan se do të publikonin një koleksion të madh të video incizimeve private dhe fotografive të shtatë herë kampionit të Formula 1 nëse familja nuk paguante një shumë të madhe parash.


Në fund, Yilmaz Tozturkan, një sigurim në një klub nate në Gjermani, u dënua me tri vite burg për tentativë zhvatjeje ku familjes iu kërkua të paguante 15 milionë euro.

Djali i tij Daniel Lins u dënua me gjashtë muaj liri me kusht për ndihmë dhe nxitje, ndërsa Fritsche u dënua me dy vjet shërbim në komunitet sepse u dënua vetëm si bashkëpunëtor në tentativën për zhvatje.

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg
Lexo po ashtu Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

“Ne kemi bërë një apel sepse besojmë se dënimi për zotin F. është shumë i butë. Sipas mendimit tonë, ai ishte organizatori i këtij operacioni. Ajo që vazhdon të na trondisë më shumë është abuzimi masiv i besimit. Ai duhet të marrë një dënim që do të pengojë të gjithë imituesit e mundshëm në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Corinna Schumacher.

Frika më e madhe e familjes është që materiali të mos shfaqet në internet pasi nuk e dinë se ku ndodhet.

“Të jeni të sigurt se do të përdorim të gjitha opsionet ligjore që kemi në dispozicion. Nuk e dimë se ku është hard disku që mungon. Nuk kam top kristal parashikues, por ekziston mundësia e një kërcënimi të ri përmes disa kanaleve alternative”, deklaroi avokati i familjes – Thilo Damm, i cili tha se nuk janë dakord me vendimin e gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori