LAJMI I FUNDIT:

Volvo më i shitur në një edicion të ri

Volvo më i shitur në një edicion të ri

Në vitin e nëntë të tij, ky është një nga modelet më të shitura në Evropë.

Volvo XC60 ka dëshmuar të jetë një formulë fituese që nga prezantimi i tij në vitin 2017. Deri më tani, janë shitur mbi 1.5 milion njësi, dhe modeli vazhdon të jetë ndër më të shiturit në Evropë në segmentin e tij, veçanërisht sa i përket plug-in hibridëve.

Me gjithë vitet që kanë kaluar, XC60 vazhdon të duket shkëlqyeshëm dhe mbetet një zgjedhje e përkryer në segmentin e SUV-ve premium familjare. Megjithatë, gjenerata e dytë do të kalojë në një tjetër redizajn, i cili do të sjellë përmirësime të dobishme.


Redizajnimi i fundit në 2021 solli një grilë të re, dhe tani Volvo ndjek të njëjtin model ndryshimi. Inspirimi vjen nga XC90, dhe ata që e njohin më mirë modelin do të vërejnë plastikën më të errët të fenerëve. Po ashtu, do të ketë ngjyra të reja, dizajne të reja të disqeve të rrotave, si dhe materiale të reja për kabinën.

Ndër risitë në brendësi janë mbajtëset e reja për pije, një karikues wireless më i fuqishëm, si dhe një ekran i ri infotainmenti. Ky ekran është rritur nga 9 në 11.2 inç, duke ofruar 21 për qind më shumë rezolucion. Përveç kësaj, sistemi operativ është dy herë më i shpejtë, përmban shërbime të integruara të Google, dhe të gjitha modelet e prodhuara që nga viti 2020 do të përfitojnë nga këto përditësime.

Sa i përket motorëve, nuk ka ndryshime. Opsionet përfshijnë:

B5 mild-hybrid, me motor 2.0 benzinë dhe 250 kuaj/fuqi
T6 plug-in hybrid, me 355 kuaj/fuqi
T8 plug-in hybrid, me 455 kuaj/fuqi

Çmimet ende nuk janë publikuar, por pritet një rritje e lehtë në krahasim me versionet e mëparshme. /Telegrafi/