36 vjet nga greva e minatorëve të “Trepçës”, vlerësohet lartë sakrifica e “heronjve të nëntokës”

Sot janë bërë 36 vjet nga greva e minatorëve të “Trepçës”, e cila u shndërrua në rezistencë gjithë-popullore kundër presionit të Serbisë.
Për të shënuar këtë ditë është organizuar një manifestim qendror, ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministra, deputetë, minatorë, ish-minatorë dhe qytetarë.
Në këtë manifestim qendror është vlerësuar lartë sakrifica e minatorëve, apo ndryshe “heronjve të nëntokës”, shkruan Telegrafi.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se “Trepça” nuk është thjeshtë një ndërmarrje publike por sipas tij, është “drita e një minatori në thellësi të galerisë, zëri i një tekniku që analizon xehërorin dhe forca e një inxhinieri që udhëheq makineri të rënda”.
“Ajo është shtylla e mijëra familjeve që çdo mëngjes mbështetet tek puna e saj, duke krijuar një zingjir që lidh të shkuarën, të tashmën dhe të ardhmen tonë ekonomike dhe jo vetëm”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë tutje se “Trepça” e ka ndihmuar edhe arsimin përmes zhvillimit të saj.
“Pas Luftës së Dytë Botërore u themelua shkolla e mesme teknike në Mitrovicë, e para e këtij lloji në Kosovë, qysh në vitin 1946, për përgatitjen e teknikëve profesional për ‘Trepçën’. Në vitet 1961 – 1962 u hap shkolla e lartë teknike në Mitrovicë, duke futur seksione të xehtarisë dhe më vonë të metalurgjisë e kimisë. Në vitin 1974 u themelua fakulteti i xehtarisë dhe metalurgjisë që u bë qendër e rëndësisë akademike për zhvillimin industrial të Kosovës”, ka shtuar kryeministri i vendit.
Sipas tij, në këtë ndërmarrje publike në vazhdimësi ka pasur rritje të numrit të minatorëve dhe rregull të shtuar, derisa u shpreh se “Trepça” gjithëherë ka qenë subjekt shoqëror në historinë e Kosovës.
Kurti ka theksuar se për herë të parë, pas shumë vitesh prona të rëndësishme i’u kanë rikthyer menaxhimit të “Trepçës”.

“Që nga ky muaj, dy mijë e 133 prona, me 12.6 kilometër katror sipërfaqe janë kthyer në emër të ‘Trepçës’, pasi kanë qenë të shpërndara në 273 emërtime të ndryshme”, ka potencuar ai.
Tutje, Kurti ka rikujtuar se “Trepça” gjatë viteve të fundit është përballur me shumë sfida.
“Në vitet e fundit, ‘Trepça’ është përballur me sfida të shumta por përkushtimi e ka bërë të mundur që kjo ndërmarrje të vazhdoj operimin dhe ta ngrit përformancën e saj”, ka deklaruar kreu i Qeverisë.
Ndërsa, u.d. kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Faton Ahmeti, tha se në grevën tetë ditore të vitit 1989 minatorët janë bërë simbol i rezistencës dhe guximit.
“Greva e tyre nuk ishte vetëm një hap sindikal, por një mesazh i fuqishëm me vullnetin e pathyeshëm për popullin tonë që të jetojmë të lirë dhe të barabartë”, ka thënë Ahmeti.

Ai është shprehur se “Trepça” nuk është vetëm një ndërmarrje, por dhe një histori, krenari e sakrificë, transmeton Telegrafi.
Ahmeti është shprehur se për të parë që nga paslufta janë rikthyer mbi 2 mijë prona në menaxhimin e “Trepçës”.
“Për herë të parë, pas luftës, është krijuar një bazë e të dhënave të detajuara për pronat e ‘Trepçës’ duke mundësuar një administrim më të saktë dhe efikas. Si rezultat kemi rikthyer në administrimin tonë të plotë mbi një mijë e 261 hektarë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së qëndrueshmërisë financiare”, ka theksuar ai.
Ndërsa, kryetari i sindikatës së pavarur të minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, tha se kontributi dhe sakrifica e minatorëve mbetën shtyllë e rëndësishme në shtetndërtimin e Kosovës.
Jonuzi u shpreh se e ka obligim moral të flas mbi problemet me të cilat po përballen tani minatorët, duke shtuar se asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë.

“Të dashur minatorë, jemi katandisur në një gjendje aq të rëndë sepse sot po vuajmë për oksigjenin, dorëzat, çizmet. Nuk janë thjeshtë pajisje pune për mburojë që na mbajnë gjallë, mungesa e tyre sot rrezikon jetët tona sepse kushtet elementare të sigurisë nuk i kemi”, ka thënë kryesindikalisti.
Tutje, ai ka theksuar se “Trepça” dikur ishte një “gjigand që mbante një Jugosllavi” ndërsa sot sipas tij, është lënë në mëshirë të fatit dhe pa “dorën e shtetit” nuk mund të ringjallet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rikthehet furnizimi me ujë të pijes në fshatrat e Mitrovicës

Vushtrria dhe disa pjesë të Mitrovicës pa ujë të pijes prej dy ditësh, riparimet e defekteve priten të fillojnë sot

Shpërthen gypi i ujit në Vushtrri, KRU “Mitrovica” njofton se qyteti dhe disa fshatra kanë mbetur pa ujë

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit