Gjykata e Posaçme vendosi të rihapë dyert në gjyqin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”, të mbyllura për marrjen e dëshmisë së të penduarit, Nuredin Dumani.
Në seancën e së enjtes i penduari po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve, shkruan A2 CNN. Në vijim përgjigjet e Dumanit ndaj pyetjeve të avokatit të të pandehurit Gentian Sharra, ku rrëfeu episodin e grabitjes së një argjendari.
Si e njihni Gentian Sharrën?
Gentian Sharrën e njoh nga Talo Çela. E kam njohur se kishte një lokal afër shtëpisë së Talos në Bradashesh. Kishte një servis e një lokal aty. Kjo ishte njohja fillestare. Sharra çmontonte makina të vjedhura. I kam çuar makina të vjedhura. Veç kësaj kemi kryer edhe vjedhje, grabitje në grup. Njëherë kam çuar një Benz 2500, diku nga 2011. Bashkë me Talon vidhnim makina në qytete të ndryshme.
Cila ka qenë ngjarja e parë me Sharrën?
Fillimisht kemi çuar makina të vjedhura. Pastaj kemi bërë edhe grabitje.
Kë keni grabitur?
Nuk i mbaj mend emrat e shtetasve që grabisnim. Më e madhja ka qenë grabitja e një argjendari në Elbasan diku nga fundi 2011.
Gent Sharra ishte organizator dhe kishte planifikuar gjithçka. Unë shkova vetëm ditën e ngjarjes. Unë do ta godisja me një levë hekuri. Ilirjan Feçi do merrte floririn. Ndërsa Talo Çela dhe Gentian Sharra do na prisnin jashtë. Do ta godisnim te një parkim në Elbasan.
Ku e biseduat planin për grabitjen?
E biseduam te shtëpia e Talo Çelës. Talo me Sharrën kishin siguruar dhe një makinë për grabitjen, që e kam marrë bashkë me Ilirjan Feçin. Grabitja është kryer në 7-8 të mëngjesit.
Çfarë i morët?
I morëm 2 çanta. Pasi e godita ra në tokë. Një çantë e mora unë, një Ilirjan Feçi. Emrin e viktimës s’e kam fiksuar. Nuk më ka interesuar. Në çantat kishte bizhuteri dhe ora. Markat nuk i mbaj mend. Në total 8 kg 300 gramë flori. Shkuam tek shtëpia e Talos. Hipëm në kat të dytë. Derdhëm çantat me florinj. I hoqëm çantat mos kishin ndonjë gjurmues. Atë ditë përdorëm një Benz 250. Mjeti që blu i errët.
Çfarë dini për viktimën?
Ai kishte një Mercedes 190. Ai po shkonte drejt asaj, por nuk di në ishte e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit