Komuniteti rom i qytetit të Korçës ka protestuar ditën e sotme përpara gjykatës lidhur me akuzën e ngritur ndaj Dritson Kurtit, i cili rrezikon të dënohet deri në disa vite burg, pasi kreu marrëdhënie me një të mitur, me të cilën bashkëjetonte dhe solli në jetë një fëmijë.
Kryetari i shoqatës së Komunitetit Rom të Korçës, Avni Kallo i ka kërkuar gjykatës lirimin e 21 vjeçarit pasi sipas tij, komuniteti rom e ka traditë martesën në moshë të re.
“Po e mbajnë në burg të padrejtë. Por ne e kemi si kanun, si traditë që na e kanë lënë pleqtë. Ne e dimë ligjin, por avash avash do e rregullojmë. Ne e kemi që martohemi që në djep. Ça ke lindur ti, djal. Ça ke lindur ti, vajzë. Do ti fejojmë. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë e Gjykatës që ky të shkojnë në shtëpi se ka një fëmijë për të rritur. E ëma i ka vdekur, i ati e ka braktisur”, tha Kallo, shkruan A2 CNN.
Te njëjtën gjë kanë kërkuar gjyshja dhe bashkëjetuesja e Dritson Kurtit, të cilët duan që 21-vjeçari të lirohet nga burgu.
“Të lutem më lironi burrin. Ai nuk më ka marrë me dhunë mua, më ka marrë te familja. Ai nuk më ka nxjerrë në rrugë. Ai më ka marrë me krijuar familje. As atësinë e fëmijës nuk e kam vetë. Gjykatësja ka kërkuar 25 vite burg. Çfarë ka bërë ai që ta dënojnë 25 vite burg. Unë një krah pune e kisha, ai punonte dy punë dhe sillte për të ngrënë”, tha bashkëjetuesja e Dritson Kurtit, shkruan A2 CNN.
Një e afërme e 21 vjeçarit është shprehur se edhe ajo është martuar në moshën 13 vjeçare dhe ka ndërtuar një familje të shëndetshme, por nuk është dënuar për një gjë të tillë.
“Unë 13 vjeç u martova dhe bëra një familje të shëndetshme e të fortë dhe rroj si zonjë. E kemi traditë. Po të shkonte çupa 19-20 vjeçe, nuk do e merrte njeri. Të merrte një burrë me fëmijë. Unë burrin e mora me dashuri. Po bëri çupa tre klasë, e merr tjetri nga shkolla”, tha ajo, shkruan A2 CNN.
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet me akuzën e “marrëdhënies seksuale me të mitur” dhe në bazë të kësaj akuze, 21 vjeçari rrezikon deri në 25 vite burg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit