LAJMI I FUNDIT:

Në 31 komuna përfundoi numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, vazhdon në 7 të tjera

Në 31 komuna përfundoi numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, vazhdon në 7 të tjera

Në 31 komuna të vendit ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, ndërsa në 7 të tjera është duke vazhduar ky proces.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Tutje në njoftim thuhet se deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve apo 2.349 nga 2.533.


“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533”, thuhet në njoftim.

Përmes njoftimit bëhet e ditur se në Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan është duke vazhduar procesi i numërimit të votave.

“Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori