LAJMI I FUNDIT:

Përfshihen nga zjarri 6 lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Përfshihen nga zjarri 6 lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Gjashtë lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë sot në orët e mëngjesit janë përfshirë nga flakët.

Zjarrfikësit dhe Policia tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë i tha Telegrafit se në ora 05:45 kanë pranuar informatë për zjarr në lokalet te Tregu i Gjelbër.


“Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur është pa se zjarri kishte shpërthyer dhe kishte përfshirë 6 lokale”, tha ai.

Gashi tutje bëri të ditur për Telegrafin se është bërë ndërprerja e përhapjes së zjarrit dhe për një kohë të shkurtër është vënë nën kontroll.

“Aktualisht jemi ne eliminimin e tërësishëm te zjarrit”, u shpreh komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Ndërkaq, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rreth orës 05:40, kanë pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori