LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese fillon procedurë, Gjyqtari Kadriu e quan skandaloze dispozitën për avancimin e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve

Gjykata Kushtetuese fillon procedurë, Gjyqtari Kadriu e quan skandaloze dispozitën për avancimin e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka nisur procedurën për atë që gjyqtari raportues në këtë rast, Osman Kadriu, e quajti dispozitë skandaloze nga Rregullorja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, e cila u kundërshtua nga prokurorja Lence Ristoska, e cila u jep mundësi anëtarëve të Këshillit, që janë prokurorë, që automatikisht të vlerësohen pozitivisht dhe të avancojnë funksionin e tyre në prokurori.

Gjyqtarët njëzëri e pranuan propozimin e Kadriut për fillimin e procedurës, por nuk e pranuan propozimin e tij për masë të përkohshme, gjegjësisht që kjo dispozitë të mos zbatohet nga nesër. Edhe pse ka përjashtime, Kadriu pret që Gjykata Kushtetuese ose ta shfuqizojë ose ta anulojë këtë dispozitë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe të mos ketë më efekt juridik.

Sipas tij, një vlerësim i tillë është absurd dhe bie ndesh me gjithë ligjin pozitiv dhe Kushtetutën.


“Si mund të vlerësohet edhe atë pozitivisht puna e tyre, ndërsa vlerësimi vlen vetëm për funksionin prokurorial dhe kryerjen e funksionit të prokurorit. Funksioni prokurorit dhe puna e tyre vlerësohen me vlerësime pozitive dhe negative. Avancimi në karrierë arrihet vetëm për detyra dhe punë të kryera dhe kërkoj që anëtarët sa janë anëtarë të Këshillit të mos punojnë ligjërisht, objektivisht, faktikisht apo fizikisht si prokurorë. Funksioni i tyre është të kryejnë detyra të tjera derisa janë vakum dhe nuk paraqesin kualifikime për veprimtari prokuroriale”, tha Kadriu, i cili tha se kjo praktikë është skandaloze nga këndvështrimi i ligjit dhe Kushtetutës.

Tashmë vendimin do ta dërgojnë në Këshill, por nuk janë të obliguar të përgjigjen dhe pritet që gjyqtarët të vendosin se çfarë mase të përkohshme do të marrin në njërën nga seancat e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori