LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 4° fog

Të enjtën bëhet hapja solemne e 36-vjetorit të Grevës së Minatorëve të “Trepçës”

Të enjtën bëhet hapja solemne e 36-vjetorit të Grevës së Minatorëve të “Trepçës”
Pamje nga greva e minatorëve të "Trepçës" në vitin 1989

Këtë të enjte do të bëhet hapja solemne e 36-vjetorit të Grevës së Minatorëve të “Trepçës” të vitit 1989.

Kështu ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, hapja solemne do të bëhet më 20.02.2025, në orën 11:00, tek menza e minatorëve në Stan Tërg të Mitrovicës.


Bëhet e ditur se në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete nga jeta politike, kulturore dhe artistike.

“Në manifestimin qendror do të marrin pjesë personalitete nga jeta politike, kulturore dhe artistike, minatorë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të interesuar”, thuhet në njoftim.

Greva e Minatorëve të “Trepçës” në vitin 1989 ishte një grevë urie që zgjati tetë ditë, 20 – 28 shkurt, dhe morën pjesë rreth një mijë e 300 minatorë.

Kjo grevë u realizua për ta mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, derisa u shndërrua në rezistencë gjithë-popullore kundër presionit të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori