Kryeredaktori i Radio1, Fitim Behluli, ka kujtuar jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të tri figurave të rëndësishme nga Peja, Riza Llukës, Hivzi Krasniqit dhe Arlind Gjikollit – Gjiklës, të cilët nuk jetojnë më.
Në një reflektim emocional, Behluli vlerësoi Riza Llukën si një patriot të madh dhe një humanist të jashtëzakonshëm, i cili kishte një ndikim të thellë në gazetarinë dhe shoqërinë kosovare.
“Riza Lluka ishte një veprimtar i çështjes kombëtare dhe një njeri që vdekjen nuk e kishte pikën e fundit. Misioni i tij ishte më tepër për njerëzimin”, u shpreh Behluli në Libero të ATV-së.
Duke kujtuar ndikimin e tij personal, ai theksoi: “Ka qenë drejtori im i parë në Radiotelevizionin Dukagjini. Kam mësuar shumë nga ai parime dhe disiplinë. Ai besonte se edukata ndahet mes shtëpisë dhe institucionit ku punon. Ishte një figurë që sot i mungon institucioneve, medias dhe politikës në Kosovë”.
“Ka qenë një shqiptar i madh, një model i mirë që sot i mungon qoftë institucioneve, qoftë medias qoftë politikës në Kosovë. Principi atdhe dashuria, një urrejtës i madh i ekstremizmit fetar, qoftë nga lindja, qoftë nga perëndimi. Një mik i pandashëm i Mark Krasniqit e Rexhep Bojës, një misionar i pajtimit të gjaqeve, një njeri që e ka ndihmu guximin gazetaresk një njeri që çdoherë ka thënë të bëjmë media evropiane, por më shumë shqiptare se na mungojnë”, ka deklaruar Behluli teksa kujton Riza Llukën.
Behluli gjithashtu kujtoi Hivzi Krasniqin, duke e cilësuar atë si një gazetar bohem, i cili kishte lënë një ndikim të thellë në profesionin e tij.
“Hivzi Krasniqi ka qenë kryeredaktor im dhe një emër i madh në gazetarinë radiofonike. Ai kishte një qasje krejt ndryshe ndaj gazetarisë, duke e trajtuar atë me një seriozitet dhe përkushtim që sot rrallë gjendet”, tha Behluli.
Në këtë përkujtim, ai ndau edhe kujtimet për Arlind Gjikollin – Gjiklën, një nga figurat më të rëndësishme të rap muzikës në Kosovë pas luftës.
“Shoku im i fëmijërisë që nuk jeton më, është Arlind Gjikolli – Gjikla. Qendra Rinore në Pejë e ka marrë emrin e tij. Gjikla e ngriti rap-in në një nivel tjetër, theu tabu dhe bëri revolucion në skenën muzikore. Ai nuk ishte vetëm një artist, por një vizionar që la gjurmë të pashlyeshme”, tha Behluli.
Duke reflektuar për humbjen e tij, ai theksoi se shoqëria e tyre e përbashkët kishte ndryshuar përgjithmonë me largimin e Gjiklës.
“Në përcjelljen e fundit për Gjiklën ditëlindjen time e kam pa aty në dërrasën e varrit, që do të thotë aty e kam pa që nuk jemi ma të ri, nuk jemi ma fëmijë, edhe besoj që një pjesë e krejt shoqërisë tonë ka ikë bashkë me të. Gjikla ka shënu kohën e vet në rap muzikë dhe ka bo kthesa. Ka qenë vizionari”, përfundoi Behluli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës