LAJMI I FUNDIT:

Kosova pa 193 njohjet e premtuara

Kosova pa 193 njohjet e premtuara

17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në harresë diplomatike, e njohur nga shumë shtete, por jashtë disa organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare.

Me dinamika të shpejta gjeopolitike vëzhguesit thonë se Kosova rrezikon të humbasë edhe mbështetjen e disa vendeve me ndikim. Ndaj kanë edhe disa rekomandime për të.

Në vitin kur Kosova shpalli pavarësinë më 2008, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi premtoi njohjen nga 193 shtete që i binte të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.


“Unë konfirmoj përsëri se shteti i Kosovës do të njihet jo nga 100, por nga 193 shtete. Po të krahasohen njohjet e Kosovës me republikat tjera të dala nga ish-Jugosllavia, te na ka ndodhur mrekullia”.

Thaçi bëri këto komente në një seancë të Kuvendit të Kosovës në mes të korrikut 2008, pesë muaj pas shpalljes së pavarësisë.

Megjithë kundërshtimet e Serbisë, vendi atë kohë njihej nga 43 shtete të botës, përfshirë SHBA-në dhe fuqitë kryesore evropiane.

Dy vjet më vonë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në përgjigje të kërkesës së Serbisë për opinion shpalli vlefshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se ajo nuk binte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Për autoritetet në Kosovë atë kohë, kjo ishte edhe një shtysë që demokracia më e re në botë të njihej ndërkombëtarisht.

17 vjet më vonë, në listën që ka të publikuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë në uebfaqen e saj, figurojnë 117 vende që e njohin Kosovën ende larg shifrës së premtuar prej 193.

Shteti i fundit që e njohu Kosovën ishte Izraeli në vitin 2021.

Kjo njohje ishte pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë.

Para saj shteti i fundit që e njohu ishte Barbadosi në vitin 2018, por intensiteti i njohjeve filloi të binte që nga viti 2015.

Në këtë 10- vjeçar Kosovën e njohën vetëm 9 shtete.

Vendi vazhdon të mos njihet nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina, si dhe pesë shtete të Bashkimit Evropian, Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Tetorin e kaluar, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla tha se njohjet nuk varen vetëm nga Kosova.
por edhe nga shumë konsolacione të tjera.

Aidan Hehir, nga Universiteti BestMinistër në Londër, numëron disa arsye për stagnimin e njohjeve. Në një shtetet properëndimore tashmë janë shterur dhe shumica prej tyre e ka njohur Kosovën. Dhe nën dy vendet që janë të rreshtuara me Rusinë dhe Kinën, ose dashamirëse ndaj Serbisë nuk mund të binden lehtë.

Hehir thotë se edhe lobimi i Kosovës ka qenë i centralizuar.

“Fatkeqësisht, qeveritë e Kosovës që nga viti 2008 kanë qenë shumë, shumë të fiksuara me Shtetet e Bashkuaradhe nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për kultivimin e marrëdhënieve me vendet jashtë sferës së ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj sidomos në botën arabe, në Lindjen e Mesme, ku janë disa shtete me shumicë myslimane që nuk e njohin ende Kosovën”, ka deklaruar Hehir.

Hehir pranon se ndikim ka pasur edhe fushata e çnjohjeve e Serbisë, autoritetet në këtë vend thonë se kanë arritur t’i bindin disa vende për të tërhequr njohjet e Kosovës.

Në mesin e tyre Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera, ndonëse autoritetet në Kosovë nuk konfirmojnë ndonjë çnjohje.

Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare Hehir, stagnimi i viteve të fundit reflekton gjithashtu edhe botën në të cilën jetojmë.

“Fuqia po zhvendoset nga Perëndimi drejt Rusisë dhe KinësKëto vende kanë tani më shumë ndikim, ato u ofrojnë vendeve të vogla ndihmë ushtarake ose financiare, duke i kushtëzuar ta zëmë me pesë gjëra, një prej të cilave është anulimi i njohjes së Kosovës. Në vitet 2008, 2009, 2010.
Shtetet e Bashkuara u kanë thënë të kundërten shteteve të vogla. Ne do t’ju japim para nëse ju i bëni këto pesë gjëra përfshirë njohjen e Kosovës. Pra, Kosova goditet fort nga erërat e ndryshimit”, ka deklaruar Hehir.

Gëzim Krasniqi nga Universiteti i Edinburgut përmend, siç thotë edhe një fakt tjetër shqetësues për Kosovën.

Ai thotë se janë disa shtete brenda BE-së që e kanë njohur vendin relativisht herët, por që sot kanë qëndrim skeptik për pavarësinë e tij.

“Në rend të parë flasim për Hungarinë, një shtet që në fakt ka pozicion proserb në raport me anëtarësinë e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Është shtet që e ka njoftuar Kosovën, po nuk është shtet që e përkrah avancimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare për shkak të raporteve të afërta që ka zhvilluar me shtetin serb”, ka deklaruar ai.

Krasniqi thekson se përtej aspektit numerik të njohjeve, Kosova duhet të kujdeset të ruajë mbështetjen e shteteve me peshë të madhe ndërkombëtare.

Këtu ai përmend rastin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës vitin e kaluar kur i ka pasur numrat, por jo edhe mbështetjen për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

“Fatkeqësisht, vitet e fundit kemi pa një ftohje të raporteve të Kosovës me disa prej aleatëve kryesorë të saj në sferën ndërkombëtare dhe besoj gjithë i kemi dëgju deklaratat më herët të zyrtarëve, qoftë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qoftë Gjermanisë apo shteteve tjera mike, që thonë që thjesht ne kemi pamundur që të angazhohemi aktivisht për rritjen e numrit njohjeve, qoftë për anëtarësimin në organizatandërkombëtare për shkak se jemi të pakënaqur me hapat që ka bërë Qeveria e Kosovës drejt implementimit të Marrëveshjes së Brukselit”, ka deklaruar Krasniqi.

Rrasniqi thotë se si njohje të shtoj edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtareKalojnë ekskluzivisht përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ky ështëedhe një kusht që BE-ja i ka vendosur formalisht si Prishtinës ashtu edhe Beogradit nëse duan të përparojnë në rrugën e Integrimit Evropian.

Krasniqi, ligjërues i nacionalizmit dhe sociologjisë politike, thotë se kushdo që ta formojë qeverinë e re të Kosovësnuk do të ketë shumë mundësi manovrimi jashtë normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai vëren se në Prishtinë aktualisht nuk ka disponim të madh për të bërë koncesione në emër të normalizimit, por pavarësisht kësaj, thotë se nuk duhet qëndruar në vendnumërim.

“Është me rëndësi që qeveria e Kosovës të të intensifikojë raportet me numrin me me shtetet njohëse ose me shtetet mosnjohëse, me të cilat ka interesa të përbashkëta, po edhe shkëmbime ekonomike dhe të forcojë diplomacinë ekonomike dhe kulturore, sepse në rrethanat aktuale besoj që ka shumë hapësirë për thellim bashkëpunimit pa njohje faktike, edhe pse njohja faktike sigurisht që do të ishte shumë e dëshirueshme për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Edhe Hehir nga Universiteti Westminster thotë se Qeveria e re e Kosovës kushdo që e formon atëdo të duhet të aktivizohet më shumë, fillimisht duke e prezantuar Kosovën si zgjidhje për konfliktet në Ballkan.

Edhe ambasadat e Kosovës në vendet perëndimore sipas tij duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se ku inkurrojnë me ambasadat e Serbisë dhe të jenë më proaktive.

“Nëse Kosova vazhdon të mos njihet dhe nëse disa e çnjohin atë,Një gjë e tillë do t’i trimërojë nacionalistët serbë, do t’i inkurajojë ata që vazhdojnë të përpiqen t’i rishikojnë kufijtë e ish-Jugosllavisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje. Ju mund të shihni se në dhjetë vjetët e funditRetorika nga Qeveria e Serbisë dhe retorika nga Qeveria e Republikës Serbska brenda Bosnjës është bërë shumë agresive, shumë luftarake”.

Kosova qysh në vitin dy mijë e njëmbëdhjetë është e angazhuar në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por pak prej marrëveshjeve të arritura janë zbatuar.

Kosova thotë se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia, e cila gëzon mbështetjen e Rusisë në arenën ndërkombëtare, kundërshton./Radio Evropa e Lire/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori