SMART thuhet se po planifikon të prezantojë sedanin e parë, i cili mund të debutojë këtë vit.
Ky model elektrik pritet të mbajë emrin Smart #6, duke iu bashkuar gamës aktuale të markës, e cila për momentin përfshin vetëm SUV pas ndalimit të prodhimit të makinës së vogël urbane Smart Fortwo.
Smart #6 do të pozicionohet si modeli kryesor i kompanisë, duke konkurruar drejtpërdrejt me Tesla Model 3. Ka shumë gjasa që ai të prezantohet fillimisht si një makinë plotësisht elektrike, por në të ardhmen mund të ofrohet edhe një variant plug-in hibrid, në përputhje me strategjinë e re të produkteve të Smart.
Ashtu si pjesa tjetër e linjës Smart, dizajni i modelit do të jetë përgjegjësi e Mercedes-Benz, ndërsa kërkimi, zhvillimi dhe prodhimi do të menaxhohen nga Geely.
Sipas portalit Autocar, sedanin do ta ndajë platformën me modelet Zeekr 007 dhe GT, duke përdorur platformën PMA2+, një version të arkitekturës Sustainable Experience Architecture (SEA) të Geely-t.
Në aspektin e performancës, Smart #6 do të ofrohet me versione me një ose dy motorë elektrikë, me pako baterish 75 kWh dhe 100 kWh. Varianti sportiv Brabus mund të zhvillojë deri në 637 kuaj/fuqi (475 kW), duke e bërë atë Smart-in më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë.
Ky sedan me profil të ulët gjithashtu do të jetë modeli më aerodinamik në gamën e Smart, duke tejkaluar Smart #3 coupe SUV.
Falë dizajnit aerodinamik, Smart #6 pritet të ketë një autonomi “dukshëm më të madhe se 800 km”, sipas ciklit optimist CLTC. Kjo shifër është e krahasueshme me atë të Zeekr 007, i cili mund të përshkojë deri në 870 km me një karikim të vetëm.
Smart #6 pritet të prezantohet gjatë këtij viti, ndërsa prezantimi në treg do të ndodhë në fillim të 2026-ës.
Ky model është pjesë e strategjisë së zgjerimit të Smart, pasi kompania ka njoftuar hyrjen në më shumë se 10 tregje të reja gjatë këtij viti, duke përfshirë Amerikën e Jugut, Afrikën dhe Evropën.
Në vitin 2023, Smart shiti 130 mijë automjete, ku shumica e tyre u regjistruan në Kinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

Zgjedhjet në Gjermani, çfarë pritet të ndodhë në industrinë e automobilave?

Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R
Nga 0 në 100 km/orë për vetëm 2 sekonda: Tesla Model S Plaid thyen rekorde
Kështu do të duket BMW X1 i ri (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame