LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 0° cloudy

Policia e Gjilanit shqipton mbi 1 mijë gjoba për shkelje në trafik – apelon për shmangien e përdorimit të telefonit gjatë ngasjes

Policia e Gjilanit shqipton mbi 1 mijë gjoba për shkelje në trafik – apelon për shmangien e përdorimit të telefonit gjatë ngasjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik, ka shqiptuar 1,288 gjoba për shkelje të ndryshme gjatë kësaj jave.

Po ashtu, Policia ka trajtuar gjithsej 24 aksidente trafiku, prej të cilave 9 me dëme materiale dhe 15 me persona të lënduar. Si pjesë e masave parandaluese, janë shqiptuar ndalime për drejtimin e mjeteve motorike për 23 shoferë.

Policia e Gjilanit ka përsëritur apelin për shoferët që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit, duke theksuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në sigurinë rrugore dhe zvogëlon mundësinë e reagimit në situata të rrezikshme.


“Në përputhje me Ligjin për Rregullat në Trafikun Rrugor, kujtojmë të gjithë shoferët se gjatë drejtimit të automjetit ndalohet mbajtja e telefonit në dorë dhe përdorimi i pajisjeve të tjera që mund të ndikojnë në sigurinë dhe reagimin e tyre,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?

Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?

Botë
Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes

Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes

La Liga
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Magazina
Kalo në kategori