LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, seanca në Kuvendin e Shqipërisë shtyhet për të hënën

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, seanca në Kuvendin e Shqipërisë shtyhet për të hënën

Për ndryshimet në disa projektligje në Kodin Zgjedhor që lehtësojnë më tej procesin e votimit të Diasporës në zgjedhjet e 11 majit, do të duhet të pritet edhe 4 ditë për t’u miratuar. Kjo pasi seanca plenare e ditës së sotme është shtyrë dhe do të zhvillohet të hënën në orën 10:00.

Gazetari i A2 CNN, Ervin Koçi raporton se pas ndërprerjes së seancës për shkak të tensioneve mes palëve, është negociuar ndërmjet grupeve parlamentare për mënyrën sesi do të procedohej me seancën e sotme dhe është marrë vendimi për shtyrjen e saj.

“Duke qenë se kryetarja e Kuvendit kishte njoftuar kalimin menjëherë në votim, Grupi i PD kërkoi që të zhvillohej debati për Kodin Zgjedhor përpara se të kryhej procesi i votimit. Duke mos pasur dakordësi në këtë pikë, palët kanë rënë dakord që seanca të shtyhet për të hënën në orën 10:00, ndonëse kryetarja e Kuvendit e argumentoi këtë vendimmarrje me dhunën dhe përplasjet që shoqëruan punimet e seancës së ditës së sotme”, raportoi Koçi.


Kësisoj të hënën e javës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë do të shqyrtohen projektligjet për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, por edhe pjesën tjetër të rendit të ditës që automatikisht transferohet për tu diskutuar dhe votuar.

Sa i përket numrit të votave apo arritjes së kuorumit, gjatë ndërprerjes të gjithë deputetët e PS u thirrën që të ishin të pranishëm dhe ndonëse u ndërprenë punimet ata u paraqitën në sallën e seancave plenare, duke plotësuar kësisoj numrin e mjaftueshëm edhe për votimin e Kodit Zgjedhor nëse do të arrihej konsensusi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Lajme
Çka e gjeti KQZ-në?

Çka e gjeti KQZ-në?

Lajme
Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Lajme
Kalo në kategori