LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Policia ka arrestuar në Pejë tre persona të cilët dyshohen për veprat penale – sulm ndaj personit zyrtar, dhe – pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Gjatë patrullimit në rrugën “Selman Lajqi” nё Pejё Policia ka vërejtur personin e dyshuar, i cili ishte i kërkuar nё bazё tё urdhëresës sё Gjykatës sё Pejёs.

I dyshuari me inciale A.A. pasi është arrestuar nga Policia ka tentuar të ikë me ndihmën e dy personave të tjerë, duke lënduar një polic, siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.


“I dyshuari A.A. i lindur nё vitin 2000, nё Pejё, ёshtё arrestuar nga Policia, dhe pas arrestimit i njëjti ka tentuar tё largohet, i ndihmuar edhe nga dy (2) persona tё tjerё, duke lёnduar njё (1) Zyrtar Policor” – thuhet në njoftim.

Më pas zyrtari policor është dërguar në  Spitalin Rajonal nё Pejë, pasiqё sipas mjekut kishte pësuar lëndime tё rënda trupore, dhe i njëjti ёshtё ndaluar nё repartin përkatës pёr tretman tё mëtutjeshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.