LAJMI I FUNDIT:

KQZ tregon arsyen e mospërputhjes së numrit të votave dhe pjesëmarrësve në zgjedhje

KQZ tregon arsyen e mospërputhjes së numrit të votave dhe pjesëmarrësve në zgjedhje
Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ /Foto: Ridvan Slivova/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar situatën në lidhje me mospërputhjen e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje dhe numrit të votave të fituara nga partitë politike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për KosovaPress tha se ka pasur mospërputhje të votave të subjekteve politike.

Elezi sqaroi se pse KQZ-së i kanë dalë më shumë se 33 mijë vota.


Ai tha se në ueb faqen e KQZ-së numri i pjesëmarrjes është i ngarkuar për rreth 800 mijë votues, ndërsa te rezultatet preliminare nëse mblidhet rezultati i të gjitha partive politike del që numri i votave është rreth 831 mijë.

“Arsyeja se pse subjektet politike deri në përditësimin e fundit kanë më shumë se 30 mijë vota në krahasim me të dhënat, me numrin e përgjithshëm të pjesëmarrjes së votuesve në votime është se te të dhënat për pjesëmarrje në votime janë të përfshirë shifrat apo të dhënat nga 92.10 për qind e vendvotimeve. Më konkretisht, nga 2 mijë e 333 sosh. Ndërkaq, te të dhënat për rezultatet preliminare të subjekteve politike janë të përfshirë të dhënat të cilat kanë ardhur nga më shumë se 99 për qind e vendvotimeve apo nga 2 mijë e 522 të tilla. Pra, të dhënat për subjektet politike përfshihen rezultat nga 189 vendvotime më shumë në krahasim me të dhënat, të cilat janë paraqitur te pjesëmarrja e votuesve në votime”, tha Elezi.

Kujtojmë, kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi njoftoi të dielën mbrëma se softueri i numërimit të votave ka dështuar, duke mos dhënë më shumë detaje.

Numërimin e saktë e ka kërkuar edhe presidentja Vjosa Osmani menjëherë pas njoftimit për dështimin e softuerit.

Deri më tash janë numëruar 99.57 për qind, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.87 për qind, pason Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.61 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 7.46 për qind.

Dje ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Në rezultatet preliminare nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës. Ato do të numërohen në një fazë të mëvonshme pasi të përfundojë numërimi në qendrat komunale të numërimit. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Kronikë e Zezë
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori