LAJMI I FUNDIT:

Instituti ATOMI hap thirrjen për aplikimin për Garën Ndërkombëtare të Matematikes ‘Kangaroo 2025’

Instituti ATOMI hap thirrjen për aplikimin për Garën Ndërkombëtare të Matematikes ‘Kangaroo 2025’

Instituti ATOMI, me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF) dhe me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2025 – Math Kangaroo Contest – Kosovo 2025 (MKC-K) në Kosovë.

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës.

Për çdo vit, në tërë botën marrin pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 80 shtete të ndryshme të botës.


Më 22 mars 2025, të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë. Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me Certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, që pasqyrojnë rezultatin e tyre në këtë test.

Instituti ATOMI e organizon Garën Kangaroo për të nëntin vit me radhë dhe përmes kësaj gare janë identifikuar e është punuar me qindra nxënës të talentuar të fushës së matematikës.

FTESË PËR APLIKIM – NOMINIM

NXËNËSIT MUND TË NOMINOHEN NGA:

– Prindërit apo familja

– Mësimdhënësit

– Shoqëria

– Vetë-nominohen

KUSH MUND TË APLIKOJË – NOMINOHET?

-Të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII nga të gjitha shkollat, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika.

PËRFITIMET E MUNDSHME PËR MË TË SUKSESSHMIT:

– Kurse të avancuara (falas) nga profesionistët e matematikës

– Mentorim nga profesionistët e matematikës

– Mundësi pjesëmarrjeje në gara të ndryshme ndërkombëtare të matematikës

– Qasje në literaturë të avancuar të matematikës

– Certifikim i njohur ndërkombëtarisht

– Mundësi për bursa shkollimi

PËR TË APLIKUAR KËRKOHET QË:

– Në faqen e internetit të Math Kangaroo Contest – Kosovo – MKC-K (https://apliko.kangaroo-ks.org/) të plotësoni aplikacionin online ose të shkarkoni, printoni dhe plotësoni Formularin e aplikimit – nominimit.

Të bëhet pagesa e regjistrimit prej 6 euro. Nxënësit që janë nga familjet me ndihmë sociale janë të liruar nga pagesa dhe kjo duhet të dëshmohet me dokumentin zyrtar të lëshuar nga institucioni përkatës.

Afati i aplikimit – nominimit zgjatë deri më 9 mars 2025.

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori